Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ta kuptoni përmes sjelljes se dikush vuan nga depresioni

2016/10/13 at 7:29 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Si ta kuptoni përmes sjelljes se dikush vuan nga depresioni

Për shkak të stigmës së vazhdueshme, ne jo gjithmonë dallojmë kur njerëzit që njohim janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje.


1. Ata mund të mos “duken të dëshpëruar”

Për shkak të stereotipeve kulturore dhe mediatike, shumica prej nesh kemi supozime të ndryshme rreth sjelljes dhe dukjes të dikujt që vuan nga depresioni. Ne imagjinojmë dikë që rrallë herë del nga dhoma e tyre, që nuk vishet mirë, dhe që duket në gjendje të mjerueshme gjatë tërë kohës, por jo të gjithë njerëzit me depresion sillen njësoj.

Të gjithë njerëzit janë, natyrisht, të ndryshëm nga njëri-tjetri; simptomat dhe mënyrat e përballimit të depresionit gjithashtu dallojnë. Shumë janë të aftë të mbajnë një fasadë të shëndetit të mirë mendor që të mbrojnë veten, mirëpo ata nuk janë duke vuajtur hiq më pak, për shkak se mund ta bëjnë këtë gjë. Ngjashëm, ata që nuk mund ta mbajnë një fasadë të tillë, nuk janë më të “dobët” se ata që munden, shkruan Dritarja.net.

2. Ata shpesh mund të duken të rraskapitur ose të ankohen se janë gjithmonë të lodhur

Efekt anësor dominues i depresionit është rraskapitja e vazhdueshme. Jo gjithkush me çrregullimin vuan nga ajo, por është shumë e zakonshme. Për ata që e përjetojnë këtë simptomë me depresionin e tyre, është një prej efekteve anësore më të vështira për t’u përballuar.

Gjithashtu, nëse dikush jeton me depresion të padiagnostifikuar, shkaku i lodhjes së tyre mund të jetë enigmatik. Ata mund të bëjnë gjumë të mjaftueshëm çdo natë dhe prapë të zgjohen në mëngjes sikur kanë fjetur vetëm pak orë.

Edhe më keq, ata mund të fajësojnë veten e tyre, duke besuar se faktorët si përtesa apo ndonjë e metë tjetër personale janë shkaktarë të niveleve të ulëta të energjisë të tyre.

Kjo është gjithashtu një simptomë që vështirë fshihet, për ata që janë diagnostifikuar me depresion, por përpiqen ta mbajnë fshehtë nga të afërmit e tyre, sepse shpesh ndikon në punën dhe marrëdhëniet e tyre.

3. Ata mund të jenë jashtëzakonisht nervoz

Sjellja e një personi me depresion mund të interpretohet si melankoli edhe nëse ajo nuk është çfarë më të vërtetë ata ndjejnë. Nervozizmi është një simptomë e depresionit që shpesh nuk konsiderohet si e tillë. Kjo duhet të jetë e kuptueshme, sepse depresioni është një problem shëndetësor që nuk mund të “shihet” ose të matet në mënyrë strikte, gjë që e bën edhe më të vështirë luftimin e tij.

Puna e vazhdueshme që duhet bërë për t’i kryer detyrat e përditshme, personin me depresion e shter mendërisht dhe lë shumë pak hapësirë për durim dhe mirëkuptim.

Nëse dikush që njihni zbulon se janë klinikisht të dëshpëruar dhe e ndan këtë informacion me juve, ju mund të jeni fillimisht të hutuar nëse sjelljet e tyre të mëparshme nuk përputhen me keqkuptimin e zakonshëm rreth personit me depresion, si të ndruajtur dhe të heshtur. Nëse ata bëhen nervoz shpejt dhe bezdisen lehtë, ky është në fakt një efekt anësor i depresionit.

4. Ata mund ta kenë vështirë t’i përgjigjen dashurisë dhe shqetësimit për ta

Keqkuptimi kryesor për depresionin, që u la të kuptohet në paragrafët më lartë, është ai rreth të “ndjerit” i mërzitur.

Përkundrazi, depresioni është më shumë pamundësia për të ndjerë emocione, ose për t’i ndjerë ato vetëm pjesërisht, ose vetëm për një kohë të shkurtër. Varet nga individi, por disa njerëz që vuajnë nga depresioni përshkruajnë se ndihen pothuajse “të mpirë,” dhe gjëja më e afërt te emocioni që ata përjetojnë është një lloj pikëllimi dhe/ose nervoze.

Për shkak të kësaj, të përgjigjurit në mënyrë të përshtatshme ndaj gjesteve apo fjalëve të dashurisë do të jetë e vështirë për ta, ose ata nuk do të mendojnë për të fare.

Ata mund madje edhe të nervozohen pa arsye apo të bezdisen me juve për të, sepse mund të jetë që thjeshtë për trurin e tyre procesimi dhe përgjigja ndaj gjesteve të juaja dashurore është shumë i vështirë.

5. Ata mund shpesh të refuzojnë të përfshihen në aktivitete që dikur i donin

Me përjashtim të rastit kur shpjegimet e tjera mund të jenë njësoj të mundura, një mungesë jokarakteristike e interesimit në aktivitete përgjatë një periudhe të zgjatur kohore mund të jetë një shenjë që keni depresion.

Siç u përmend më lart, depresioni është fizikisht shterues, aq sa është edhe mendërisht i tillë, gjë që e vështirëson kënaqjen me gjërat që bëni zakonisht.

Aktivitetet që më parë i donit mund të humbin joshjen e tyre në përgjithësi, sepse depresioni gjithashtu zakonisht e bën shumë të vështirë zbavitjen ose të ndjerit i përmbushur. Nëse nuk keni ndonjë shpjegim tjetër për këtë humbje të interesit, atëherë ajo mund të jetë simptomë e depresionit klinik.

6. Ata mund të fitojnë shprehi jonormale të të ushqyerit

Shprehitë jonormale të të ushqyerit kryesisht fitohen për dy arsye: si mënyrë përballimi, ose si efekt anësor i mungesës së kujdesit për veten. Të ngrënit shumë pak ose më shumë se duhet është një shenjë e zakonshme e depresionit.

Ushqimi shpesh mund të jetë i vetmi burim i lumturisë për personat me depresion, duke rezultuar në mbingrënje, gjë që i shndërron këta njerëz në objekt talljeje dhe turpërimi.

Kur një person me depresion ha shumë pak, kjo zakonisht ndodh sepse depresioni ndikon në oreksin e tyre duke e bërë kështu ushqimin joatraktiv. Mund të jetë gjithashtu një nevojë e ndërdijshme për të kontrolluar diçka, sepse ata nuk mund ta kontrollojnë depresionin e tyre.

Nëse dikush është i padiagnostifikuar apo nuk tregon se ka depresion, të tjerët do të supozojnë se shprehitë e tyre të të ushqyerit janë një e metë personale, duke i gjykuar kështu për të, që në fund rezulton në bërjen e tyre të ndihen edhe më keq.

7. Ata mund të fillojnë të kenë nevojë më shumë për ju

Një njeri me depresion vërtet nuk mund të funksionojë si një person mendërisht i shëndetshëm. Do të ketë gjëra që ata nuk do të mund më t‘i bëjnë si dikur. Qortimi apo turpërimi vetëm do t’i lëndojë ata, jo t’i ndihmojë. Nëse ata e mbajnë privat depresionin e tyre, do të jetë aq më vështirë për ata të mirren me njerëzit tjerë të nervozuar me ta për shkak të paaftësisë së tyrë për të funksionuar si të tjerët.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që të kuptoheni me personat në jetën tuaj, si profesionale ashtu edhe personale. Ju nuk mund të dalloni nëse dikush vetëm po dembeloset ose me të vërtetë vuan nga një problem mendor.

8. Ata mund të kenë ditë të këqija, dhe ditë “më të mira”

Depresioni mund t’i ketë uljet dhe ngritjet e tij. Nëse dikush ka depresion të fshehur ose të padiagnostifikuar, disponimi i tyre rastësisht mund të luhatet, varësisht nëse depresioni i tyre është i qëndrueshëm ose jo. Për juve (dhe për ta, nëse janë të padiagnostifikuar), ndryshimet në humor duken që janë pa shkak, por kjo është thjesht se si depresioni manifestohet te disa njerëz.

Nëse e dini që personi ka depresion, është e mundur që rrejshëm të besoni se ata janë përmirësuar përgjithmonë, për shkak të disa ditëve “të mira”. Ndërsa, është gjithmonë e mrekullueshme nëse dikush kalon një ditë më të bukur se ajo para saj, ju gjithmonë duhet t’i lini ata të ju tregojnë se çka mund të përballojnë e çka jo.

Supozimi se ata janë shëruar plotësisht dhe të shtyrit në aktivitete ata mund t’i tronditë dhe t’i bëjë të tërhiqen në vetvete përsëri. Bëhuni mbështetës për shokët dhe familjarët që vuajnë nga depresioni, por lini ata që të flasin për vete.

Etiketa: depresionsjellje


Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Para
Shënim/ Shqipëria tre vjet me Edi Ramën, a do ishte më mirë pa të?

Shënim/ Shqipëria tre vjet me Edi Ramën, a do ishte më mirë pa të?

Foto/ Shoferi “kamikaz”, kush është “Toni Montana” 36 vjeçari që shkaktoi aksidentin e sotëm në Sukth

Foto/ Shoferi "kamikaz", kush është "Toni Montana" 36 vjeçari që shkaktoi aksidentin e sotëm në Sukth

Berisha: Një djalë 17 vjeçar u përdhunua dje në arat me kanabis të një oficeri policie

Berisha: Një djalë 17 vjeçar u përdhunua dje në arat me kanabis të një oficeri policie
















TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com