Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

2025/06/24 at 8:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgimisë rurale dhe të kulinarisë tradicionale për shkak të rënies së shpejtë të numrit të lopëve të qumështit.


Të dhënat zyrtare të INSTAT për numrin e lopëve të qumështit në Shqipëri gjatë viteve 2014–2024 tregojnë një rënie dramatike në të gjitha qarqet e vendit me mbi 35%.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria po përjeton një nga nivelet më të larta të emigrimit në Europë, veçanërisht në zonat rurale dhe malore. Këto dy fenomene nuk janë të shkëputura përkundrazi, ato janë drejtpërdrejt të ndërlidhura.

Fieri është dhe mbetet qarku me numrin më të madh të lopëve të qumështit, megjithëse rënia është e konsiderueshme, nga mbi 50 mijë krerë në 2014 në rreth 34,800 në 2024. Në krahasim me 2023 numri i lopëve në këtë qark u rrit me 0.5% për shkak të investimeve më të mëdha në ferma.

Në Elbasan, rënia është dramatike, më shumë se 59% në një dekadë. Dikur ndër qarqet me aktivitet të lartë blegtoral, tani ka humbur thuajse dy të tretat e tufës së lopëve të qumështit. Në 2024 numri i lopëve të qumështit ra me mbi 6,5 % në krahasim me 2023. Kjo lidhet drejtpërdrejt me largimin masiv të banorëve nga zonat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Belshit drejt emigracionit ose qendrave urbane.

Edhe Berati ka përjetuar një rënie të ndjeshme, me përgjysmim të numrit të lopëve. Humbja e popullsisë në fshatrat e Skraparit, Poliçanit dhe Kuçovës ka çuar në tkurrjen e bujqësisë familjare. Vetëm me 2024 rënia e vjetore e lopëve të qumështit ishte 18 për qind më e larta në shkallë vendi. Blegtoria në këtë qark është kthyer në një aktivitet simbolik, pa potencial zhvillimi. Nga 2024-2024 rënie ishte 40%, teksa ndryshimi vjetor me 2024 ishte 7.4%.

Një tjetër qark me rënie të theksuar është Gjirokastra. Shumë fshatra në Dropull, Libohovë janë boshatisur. Rënia e numrit të lopëve është indikator i drejtpërdrejtë i shpopullimit: nuk ka më njerëz që të kujdesen për blegtorinë. Megjithatë, disa iniciativa agro-turizmi kanë ruajtur gjurmë të aktivitetit në zonat përreth Tepelenës. Në 2024 lopët e qumështit shënuan rënie vjetore 6%, ndërsa për një dekadë 37%.

Edhe pse me potencial të madh blegtoral, Korça ka humbur më shumë se 11 mijë krerë lopë në një dekadë. Emigrimi i zonave malore si Kolonja dhe Maliqi, por edhe ikja e të rinjve drejt emigracionit, kanë prekur sektorin. Numri i krerëve ra me 15.7 % vetëm me 2024, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%.

Në Dibër dhe Kukës, qarqe malore përjetojnë tkurrje të vazhdueshme. Në Dibër, ku bujqësia dhe blegtoria ishin jetike, numri i lopëve ka rënë me rreth një të tretën. Në Kukës, ndikimi është i ngjashëm.

Shkodra ka pasur gjithashtu një rënie të fortë të numrit të lopëve të qumështit. Fshatra si Puka, Fushë-Arrëzi dhe Malësia e Madhe kanë humbur popullsinë aktive që mund të mbante gjallë blegtorinë. Megjithatë, pranë zonave fushore të nën -Shkodrës, ende mbijetojnë disa ferma të mëdha. Numri i krerëve vetëm në 2024 u reduktua me 13 për qind , ndërsa gjatë dekadës me 37%.

Lezha është ndër qarqet që kanë ruajtur njëfarë qëndrueshmërie relative në krahasim me të tjerat. Kjo lidhet me zhvillimin e bujqësisë intensive në zonat e ultësirës, por edhe me afërsinë me tregjet e mëdha të Tiranës. Gjithsesi, edhe këtu ka rënie dhe vështirësi për fermerët e vegjël. Në vitin 2024 numri i krerëve mbeti i njëjtë, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%.

Qarku i Durrësit ka përjetuar një rënie të ndjeshme, jo vetëm për shkak të emigrimit rural, por edhe për shkak të presionit të urbanizimit. Ndërtimi i madh dhe transformimi i tokës bujqësore për qëllime ndërtimi ka zhvendosur aktivitetin blegtoral në periferi, duke bërë që numri i lopëve të ulet me më shumë se 40% gjatë dekadës, ndërsa në 2024 u vu re një rritje e lehtë.

Edhe në Tiranë, që përfshin zonat rurale të Kamzës, Vaqarrit Petrelës dhe Baldushkut, numri i lopëve është përgjysmuar. Në 2024 rënie ishte 3.5%, ndërsa në 10 vite 43%.

Vlora është qarku i vetëm ku rënia është minimale, vetëm 2.8% në dhjetë vite.

Rënia e numrit të lopëve të qumështit është pasqyrim i drejtpërdrejtë i emigrimit të popullsisë rurale, emigracionit, mungesës së politikave bujqësore afatgjata, dhe orientimit gjithnjë e më shumë të Shqipërisë drejt urbanizimit të paqëndrueshëm./ Monitor



Ju sugjerojmë

“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës

25 Nëntor, 2025 1:26 pm
Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin
Bota

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin

25 Nëntor, 2025 12:11 pm
Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
Kronikë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

25 Nëntor, 2025 11:19 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

25 Nëntor, 2025 11:07 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Të shtëna me armë drejt një automjeti në Lushnje, dyshohet për atentat

25 Nëntor, 2025 10:55 am
Tërmet Peçi paraqitet në SPAK
Kronikë

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

25 Nëntor, 2025 10:46 am
Studimi/ Gjermania ka shpenzimet më të larta sociale në Europë
Bota

Studimi/ Gjermania ka shpenzimet më të larta sociale në Europë

25 Nëntor, 2025 10:36 am
U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS
Kronikë

U arrestua në Fushë Arrëz/ Erzen Uka stërviste 2 djemtë si luftëtarë të ISIS

25 Nëntor, 2025 10:27 am
Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…
Aktualitet

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit,shtyhet udhëtimi i tragetit…

25 Nëntor, 2025 10:11 am
12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?
Kronikë

12 orë të rrethuar/ Çfarë u gjet brenda banesës në Pukë ku u izoluan dy persona?

25 Nëntor, 2025 9:26 am
Para
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim ...
















TE FUNDIT

“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës

“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës
25 Nëntor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët komentoi deklaratën e komsioneres për zgjerimin në BE, Marta Kos, e...

Lexo më shumë

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin
25 Nëntor, 2025

Greva ka prekur rëndë transportin, shkollat, spitalet dhe shërbimet publike, dhe pasoja e saj do të ndihen edhe në Gjermani. Kështu...

Lexo më shumë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
25 Nëntor, 2025

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me armë zjarri, pranë spitalit në Lushnjë. Paraprakisht raportohet se shënjestër e atentatit...

Lexo më shumë

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
25 Nëntor, 2025

Presidenti francez Emmanuel, Macron deklaroi në një intervistë se ”u takon evropianëve të vendosin se si t’i përdorin asetet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com