Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po prishen provat e vjedhjes së pronave në Kavajë nga drejtuesit e Hipotekave

2018/03/19 at 6:13 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Si po prishen provat e vjedhjes së pronave në Kavajë nga drejtuesit e Hipotekave

Duke treguar standartin e dyfishtë me të cilën u trajtua vjedhja e pronave në Lezhë dhe Kavajë, ku tokat në bregdet u grabitën me të njëjtën skemë, kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi solli një shembull konkret të abuzimit.


Në Hipotekën e Kavajës, thotë ai, drejtorin e arrestuar e zëvëndësuan me vajzën e vet.

“U arrestua vjehrri i Dajës, z. Cikalleshi që ishte drejtues i hipotekës së Kavajës për këto vjedhje. Por kush është sot drejtuese e hipotekës së Kavajës? Pikërisht vajza e Cikalleshit që është në burg për fallsifikim! Vajza po fshin provat dhe gjurmët e fallsifikimeve dhe prokuroria ka ik në drejtim të paditur. Ky ishte rezultati i konkursit në Kavajë? Nuk ka asnje njeri tjeter vec vajzës së të arrestuarit për fallsifikim pronash Re-Rilindja në Kavajë?” shkruan Jamarbër Malltezi në në denoncimin e tij.

Malltezi e shpjegon këtë emërim me një përpjekje për prishjen e provave të hetimit, që duket se ka edhe bekimin nga lart.

“Në Kavajë, kemi jo veç fallsifikim dokumentesh, por edhe tentative për prishje provash, si edhe vijim të përdorimit të produkteve të vjedhjes për të krijuar miliona. Dhe prapë Roshi dhe Daja janë të lirë të shijojnë frytet e vjedhjes. A kemi standard të dyfishtë apo “e di partia atë punë”?” shkruan Malltezi.

Drejtuesit e Hipotekave u shkarkuan me një të rënë të lapsit nga Edi Rama. Për emërimet e reja, Rilindja organizoi dy konkurse. Madje në 6 muajt e parë të vitit 2018 u premtua edhe vetting për pasuritë e të gjithë punonjësve të cilëve do t’i kontrollohej besueshmëria dhe pastërtia e figurës. Lajmërimin për vetting e bëri kryeregjistruesi Elion Semanaj.

“Ky proces do të kryhet për një periudhë 6-mujore dhe do të përfshijë trajnimin profesional të të gjithë punonjësve të saj, sipas standarteve bashkëkohore, si dhe kontrollin e figurës së tyre, përsa i përket besueshmërisë dhe pastërtisë së figurës së tyre, duke përfshirë edhe vlerësimin pasuror të tyre, bazuar në të ardhurat personale dhe familjare, të dhënat mbi të drejta e interesa pasurore të çdo lloji aseti, qoftë ky i luajtshëm apo i paluajtshëm, mbi llogaritë bankare dhe transaksione të kryera, për të përcaktuar kredibilitetin, integritetin moral dhe përputhshmërinë midis të ardhurave monetare dhe kategorisë së standarteve materiale të përfituara”, tha në atë kohë Kryeregjistruesi Semanaj. Për rezultatet e vettingut ende nuk ka asnjë rezultat.

 

Etiketa: drejtuesit e hipotekavekavajeprishen provat


Ju sugjerojmë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Para
Mauro Icardi pranë rinovimit me Interin

Mauro Icardi pranë rinovimit me Interin

Përplasen dy mjete në Fier, plagosen 3 gra

Përplasen dy mjete në Fier, plagosen 3 gra

Vetëm pak pas ndarjes nga Zayn Malik, Gigi Hadid flirton me Lewis Hamiltonin

Vetëm pak pas ndarjes nga Zayn Malik, Gigi Hadid flirton me Lewis Hamiltonin
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}