Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po e paraqesin mediat e Kremlinit ndryshimin diplomatik SHBA-Rusi?

2025/04/05 at 9:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si po e paraqesin mediat e Kremlinit ndryshimin diplomatik SHBA-Rusi?

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po përmirësojnë raportohet në frontit diplomatik: Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i Fondit rus për Investime Direkte, tani është në Uashington për të avancuar bisedimet për Ukrainën.


Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë rus ka vizituar kryeqytetin amerikan, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Por, situata që po ndryshon me shpejtësi ka krijuar disonancë në Moskë. Zemërimi i presidentit amerikan, Donald Trump, me përparimin e bisedimeve për paqe në Ukrainë tani është shfaqur publikisht dhe udhëheqësi amerikan papritur ka ndryshuar retorikën e tij kundër Putinit.

Më 30 mars, Trump telefonoi Kristen Welker të NBC News për të shprehur zemërimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, duke i thënë Welkerit se ishte “shumë, shumë i zemëruar” me shefin e Kremlinit që ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha gjatë një konference për media më 1 prill se Trumpi “është i zemëruar me udhëheqësit e të dy palëve të kësaj lufte”. Megjithatë, deklaratat e presidentit amerikan përbëjnë një ndryshim të madh të qëndrimit.

Trump – i cili rrallë flet për Putinin në kontekst negativ – fillimisht kishte shprehur zemërim për presidentin ukrainas, të cilin e ka quajtur “diktator” dhe është përplasur me të publikisht në Zyrën Ovale.

Ndërkaq, një pjesë e transmetuar më 31 mars gjatë një programi informativ në televizionin shtetëror rus, Rossiya-1, sugjeroi se kishte një agjendë të fshehur politike nga NBC News sa i përket raportimit për deklaratat e Trumpit.

“Në mënyrë që disi të balancohet presioni i madh për Ukrainën, kanali televiziv NBC News, që mbështet Zelenskyn, madje arriti të nxirrte një deklaratë nga Trumpi lidhur me zemërimin e tij të pretenduar karshi Putinit”, tha prezantuesi i këtij programi rus.

Prezantuesi televiziv dhe propagandisti, Yevgeny Popov, pati një qasje pak më të ndryshe, duke sugjeruar se Trumpi thjesht ka devijuar vëmendjen brenda shtetit të tij nga zhurma e krijuar për shkak të rrjedhjes së informacioneve lidhur me planet e një sulmi gjatë një bisede në aplikacionin Signal, ku ishte përfshirë gabimisht edhe një gazetar.

“Kjo nuk është befasi”, tha Popov.

“Banori i Shtëpisë së Bardhë po tenton të mbulojë skandalin sa i përket rrjedhjes së informacioneve lidhur me sulmet ndaj rebelëve Huthi përmes aplikacionit të mesazheve, Signal”.

Megjithatë, ky mesazh është një largim prej retorikës festive në televizionin rus që pasuan përplasjen në Zyrën Ovale të Trumpit me Zelenskyn. Po ashtu, premtimet e Trumpit se do të ndërmarrë një qëndrim më të ashpër ndaj Putinit nëse Rusia dështon të përmbushë premtimet e saj mund të ulin disa pritshmëri lidhur me një riafrim të madh me SHBA-në.

Për t’u siguruar, analizimi i deklaratave i bërë në mediat shtetërore ruse është një mënyrë e pasaktë për të matur perspektivat për raportet SHBA-Rusi apo gatishmërinë e Putinit për të arritur një marrëveshje me Trumpin. Mediat shtetërore ruse zakonisht merren si një barometër i besueshëm i asaj se çfarë mendon Putini dhe përcjellin pikëpamjet e Kremlinit për publikun rus, por vetë Putini është në krye të një aparati të mbyllur të vendimmarrjes.

Ndoshta më treguese sesa manipulimet që bëhen për Trumpin në televizionin shtetëror rus, është paraqitja e deklaratave nxitëse që propagandistët kryesorë të Kremlinit po i bëjnë për Evropën, veçmas kur shtetet evropiane po bashkohen.

Në deklaratat që pasuan marrëveshjen SHBA-Rusi për ndalimin e forcës ushtarake në Detin e Zi, prezantuesi televiziv dhe propagandisti Vladimir Solovyov, u mburr duke thënë se evropianët nuk kishin vend në bisedimet në Riad.

“Për Trumpin, Putini është krejtësisht i kuptueshëm: udhëheqës i një shteti që ka vlerat themelore të ngjashme me të tij dhe një grup vlerash themelore. Kush po e kundërshton atë?”, tha Solovyov.

“Për Trumpin, Evropa është armikja”.

Në një intervistë dhënë së voni në CNN, nacionalisti rus, Aleksandr Dugin, po ashtu sulmoi Evropën, duke spekuluar:

“Nëse, për shembull, Trump do të tërhiqte SHBA-në nga lufta jonë në Ukrainë, mund të ketë një situatë ku ne luftojmë kundër globalistëve evropianë, liberalëve evropianë në Ukrainë, pa Amerikën”.

Dikush mund të vë në pikëpyetje mençurinë e dhënies së një platforme për një njeri të njohur për retorikën e tij gjenocidale (v.j. autori ka punuar më parë për CNN), por mesazhi ishte i qartë.

Propaganda ruse e ka pasqyruar Evropën si kërcënim, veçmas për shkak të bisedimeve për “koalicionin e vullnetit” për mbështetjen e Ukrainës, e madje me mundësi që në Ukrainë të dërgohen trupa paqeruajtëse.

Fraza “hapja e shampanjës në Moskë” është bërë e famshme dhe përdoret me vendimet politike të SHBA-së që duket se janë në favor të Putinit.

Ndoshta kjo është një referencë e pavetëdijshme për momentin kur ultranacionalisti rus, Vladimir Zhirinovsky, bëri gëzuar për të festuar fitoren në zgjedhje të Trumpit më 2016.

Por, ende nuk ka asnjë ngjarje që televizioni rus të mos e shfrytëzojë për të shpjeguar sinjalet kundërthënëse nga Uashingtoni./REL



Ju sugjerojmë

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Para
I dërguari i Kremlinit përfundon bisedimet në Uashington

I dërguari i Kremlinit përfundon bisedimet në Uashington

Masakroi studenten shqiptare dhe e futi në valixhe, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes: E sulmova nga pas

Masakroi studenten shqiptare dhe e futi në valixhe, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes: E sulmova nga pas

Kryepeshkop Joani rrëfen në podcastin “Flasim” periudhën kur vendosi të bëhet prift

Kryepeshkop Joani rrëfen në podcastin “Flasim” periudhën kur vendosi të bëhet prift
















TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com