Ditën e sotme moti pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë reshjet e shiut.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në zonat malore dhe ato pranë tyre priten reshje të dobëta gjatë pasditeve.
RESHJET
Sot në zonat malore dhe ato pranë tyre priten reshje të dobëta gjatë pasditeve, ndonëse mundësia është më e vogël sesa dje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate
TEMPERATURAT
Sot (e diel dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 24 °C
në vendet e ulëta: 14 / 25 °C
në vendet malore: 9 / 23 °C
ERA
Sot (e diel dt.26) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare./ Opinion.al E.Xh.