Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 9ºC deri në 23ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 21ºC në 32ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një ulje ku do të variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 17ºC në 27ºC. Opinion.al E.Xh.