Sport

Nuk bindi Ancelottin, Elseid Hysaj jashtë Champions League


               Publikuar në : 08:01 - 01/10/19 |
Opi Nion

Elseid Hysaj, kapiteni i Kombëtares shqiptare  nuk mundi që gjatë merkatos së verës të transferohej në një skuadër tjetër, ndërsa duket se largimi nga Napoli është i afërt.

Lojtari shqiptar është lënë jashtë listës së Champions League nga trajneri i Napolit Carlo Ancelotti për ndeshjen ndaj Genk në Belgjikë, bën të ditur Calciomercato.com.

Duket se performanca e shkodranit nuk ka bindur Ancelottin, i cili ka vendos që mos ta aktivizojë. Hysaj ka një kontratë deri në 2021, ndërsa më pas ai do mund të kërkojë një skuadër të re.

Gjatë javës së parë në Seria A, lojtari shqiptar është aktivizuar vetëm 20 minuta, shenjë e qartë kjo se te Napoli nuk e duan më./ Opinion.al E.Xh.

Pas