Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’i kontrollon njeri, larg qoftë nëse janë të helmuara”, produkte të ndaluara shiten lirshëm në kangjellat e shkollave

2024/02/27 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“S’i kontrollon njeri, larg qoftë nëse janë të helmuara”, produkte të ndaluara shiten lirshëm në kangjellat e shkollave

Në muajin shtator 2023, Ministri Balla foli publikisht për perimetrin e sigurisë, që do të jetë 50 m në distancë ajrore nga shkollat, si dhe për rëndësinë e parandalimit të shitjes së lëndëve narkotike: cigareve apo dhe produkteve nga ambulantët për të miturit në shkolla.

Në vitin 2018 u bënë disa ndryshime në ligjin 9158 për përdorimin e alkoolit tek të miturit, ku u shtua se përveç alkoolit, do të ndalohej edhe përdorimi i pijeve energjike apo të gazuara. Emisioni “Stop” ka bërë një vëzhgim në shkollat 9-vjeçare dhe situata është njëlloj, kaotike.

Në kohën e pushimit, nxënësve u shiten produkte të papërshtatshme në kangjellat e shkollës, apo në kioskat përballë. Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, tregon se kjo situatë është shumë shqetësuese. Perimetri i sigurisë nuk zbatohet dhe nxënësit janë të rrezikuar.

Ndriçim Mehmeti: Në shtator na u premtua që pas 90 ditësh do të kishte një udhëzim, madje do kalonte në parlament. Mesa di unë nuk ka kaluar në parlament dhe nuk e di, ne jemi këtu në shkollë dhe nuk e di ç’përmban perimetri i sigurisë. Që do të thotë: ku fillon dhe ku mbaron, kush e kontrollon këtë perimetër të sigurisë për ushqime, për sherret që ndodhin, për çështjet që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e orës mësimore. Janë absolutisht të ndaluara. Këto tani, jo vetëm që shiten brenda lokaleve, ku fëmijët i marrin pa asnjë problem, përfshirë edhe pijet alkoolike, por këta po shesin edhe në dyert e shkollave. Këtu s’i kontrollon njeri dhe larg qoftë nëse ato janë të helmuara, ne nuk dimë kush është personi që ka shitur. Ne kemi zero mundësinë e kontrollit mbi ta. Të ndërhyjë shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, por padyshim, përveç kësaj, mendoj që ajo që quhet taskforca, duhet të veprojë çdo ditë. Pra, të ndalohen urgjentisht ushqimet.

Gazetarja: A duhet të hapen dyert e shkollave? Po flasim gjatë kohës së pushimit.

Ndriçim Mehmeti: Absolutisht! Po të shkosh, në të gjitha shkollat thuhet ndalohet hyrja e prindërit, e jo më e atyre… Ndalohet për shkak se ne, për fat të keq, shumicën e shkollave e kemi në anë të rrugës dhe ti mund të pësosh një aksident automobilistik, sepse nuk ke ndonjë mbrojtje shumë të madhe.

Nga ana tjetër, Mirgit Vataj, Drejtor i Urdhrit të Punonjësve Socialë, thotë se zgjidhja mund të arrihet nëse bashkohen të gjitha strukturat. Sipas tij, shërbimi psiko-social duhet të punojë me nxënësit, përveçse duhet të merren masat për ata, që shesin produkte të ndaluara.

Mirgit Vataj: Ajo çka është për të ardhur keq është që, akoma nuk kemi një efektivitet në monitorimin dhe në evidentimin e të gjithë këtyre rasteve. Dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm, duke filluar që nga shkolla; pjesa e ndërgjegjësimit të fëmijëve. Stafi psiko-social i shkollave, punonjësit social të shkollave duhet të flasin me fëmijët për problematikën që shfaq pjesa e pijeve energjike, pra dëmtimet serioze që shkaktojnë tek shëndeti i fëmijëve pijet energjike. E dyta është që oficerët e sigurive në shkolla duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pra, nëse shikojnë që brenda perimetrit ose në afërsi të perimetrit të shkollës, ka tregtarë apo dyqane dhe markete të cilët tregtojnë, duhet t’i raportojnë. Duhet të jetë në fokusin e tyre edhe çështja e pijeve energjike. Pra, të evidentohen të gjitha ato pikat të cilat tregtojnë pije energjike për fëmijët dhe sigurisht që të zbatohet të gjitha masat ligjore që parashikon kodi i vitit 2018./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Bashkitë shqiptare përballë 3 sfidave, ministri Arbjan Mazniku zbulon cilat janë ato

Bashkitë shqiptare përballë 3 sfidave, ministri Arbjan Mazniku zbulon cilat janë ato

Në pritje të Zelensky-t, blindohet Rinasi

Në pritje të Zelensky-t, blindohet Rinasi

Koreja e Veriut dërgon 6700 kontejnerë me municione në Rusi

Koreja e Veriut dërgon 6700 kontejnerë me municione në Rusi

TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com