Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i shikon Ilir Meta, sulmet e Kryemadhit ndaj tij?

2017/10/31 at 8:58 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Nuk kam asnjë kontakt me Kryeprokurorin për çështjen Tahiri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sonte, është shprehur në lidhje me sulmet që hera-herës, bashkëshortja dhe njëkohësisht kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë ndaj tij, kryesisht për qëndrimin e mbajtur në disa çështje përgjatë bashkëqeverisjes me socialistët.

Çim Peka: Z.President, a mendoni se mund ta besojë publiku që deklaratat e Kryetares së LSI-së, znj. Kryemadhi, bashkëshortes suaj, janë tërësisht të pandikuar prej Presidentit Meta, pavarësisht se ajo ju ka akuzuar dhe Ju?

Meta: Përsëri nuk dëshiroj të përfshihem në debate apo polemika të tilla. Megjithatë mund të jap një sqarim për rastin konkret.

Unë në shtëpi nuk jam President, jam bashkëshort, jam prind, ashtu sikurse në lagje meqenëse prej më shumë se një viti jemi bashkë në një lagje, nuk jam President dhe nuk sillem si i tillë, por si një banor i zakonshëm i lagjes.

Unë besoj te të drejtat e njeriut, sepse e di që ajo pak që do të donin apo do të dëshironin të interpretonin, keqinterpretonin apo të paragjykonin faktin që bashkëshortja e Presidentit është edhe Kryetare e një force politike, që ndikohet nga ajo, apo ndikon tek ajo.

Dua t’ju siguroj se që nga 24 korriku raportet e mia janë krejtësisht të qarta edhe me partinë që kam drejtuar edhe me skenën politike në vend. Unë jam përkushtuar një detyre, një Institucioni. Do përpiqem ta bëj këtë punë, dhe ta përmbush këtë detyrim kushtetues me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi se çfarë bën forca politike që kam drejtuar apo kam aderuar deri më 24 korrik dhe aq më tepër Kryetarja e saj. Nëse ajo mendon se, duke theksuar herë pas herë defekte dhe të meta tek ish-drejtuesi i LSI-së rrit profilin e saj politik, kjo është një zgjedhje e saj.

Peka: Dakord. Ju mendoni se ka të bëjë me individualitete dhe arritje të profilit të saj politik, por në fakt ka një akuzë konkrete të Monika Kryemadhit ndaj jush z. President…

Meta: Për çdo akuzë konkrete të Kryetares së LSI-së ndaj meje, për çështje konkrete, sepse e kam dëgjuar disa herë, Kryetarja e LSI-së mund të pyesë Kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Vasili sepse ai ka qenë, jo vetëm krahu i djathtë i imi gjatë drejtimit tim të LSI-së sidomos në katër vitet e fundit, por ka qenë prezent në çdo takim, çdo bisedë, çdo tryezë ku janë diskutuar çështje të tilla. Madje dhe në tryezën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka qenë z. Vasili sepse ka qenë në pozicionin e Ministrit të Drejtësisë.

Ju sugjerojmë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën
Kronikë

Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën

28 Shtator, 2025 2:13 pm
“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri
Aktualitet

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

28 Shtator, 2025 1:41 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Plagosja në Kombinat, arrestohet edhe i plagosuri për dhunë ndaj bashkëshortes

28 Shtator, 2025 1:37 pm
Para
Detajet e dasmës madhështore/ 300 VIP-a në kurorëzimin e Turit dhe Orindës

Si është marrëdhënia mes Orindës dhe nënës së tij? Na e tregon vet Turi

Video/ Pamje tronditëse të sulmit në Manhattan, viktimat të mbetur rrugëve

Sulmi terrorist në Nju Jork/ 8 viktima dhe dhjetra të plagosur

Wow/ Jennifer Lopez në skena të nxehta me të dashurin!

Wow/ Jennifer Lopez në skena të nxehta me të dashurin!

TE FUNDIT

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
28 Shtator, 2025

Më shumë dronë janë detektuar mbi objekte ushtarake daneze gjatë natës, tha Ushtria e Danimarkës të dielën. Kjo është dita e...

Lexo më shumë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
28 Shtator, 2025

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle në 22 shtator, pasi janë kapur duke transportuar 16 kilogramë kokainë në Castelldefels,...

Lexo më shumë

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
28 Shtator, 2025

Kur flitet për suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përmenden dy shtylla kryesore: reformat e brendshme që kanë...

Lexo më shumë

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
28 Shtator, 2025

Policia financiare e Italisë ka zbuluar fabrikën më të madhe të paligjshme të cigareve në historinë e vendit. Sipas Guardia di Finanza,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com