Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i përhap Rusia lajmet e rreme në Ballkan? “Shënjestër” edhe territoret me popullsi shqiptare

2024/09/23 at 10:01 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si i përhap Rusia lajmet e rreme në Ballkan? “Shënjestër” edhe territoret me popullsi shqiptare

Ishte mesnatë në Teheran, ora shënonte 10 e mbrëmjes në Beograd. Ishte 13 prill dhe një fushatë masive dezinformuese nisi.


Në atë kohë, Irani sapo kishte filluar një nga sulmet e tij më të mëdha me dronë dhe raketa kundër Izraelit, duke rritur tensionet tashmë të acaruara në Lindjen e Mesme.

Me një botë të shqetësuar duke ndjekur nga afër lajmet, një media e panjohur në gjuhën serbe filloi të shpërndante artikuj mbi sulmin iranian me shpejtësi marramendëse — më shumë se 100 histori çdo orë — edhe pse faktet dhe detajet ishin të pakta.

Pjesa më e madhe e informacionit dukej se vinte nga kanalet e Telegram në gjuhën ruse, rrjeti RT i financuar nga Kremlini ose media të tjera të drejtuara nga shteti rus.

Një hetim mujor nga Shërbimi Ballkanik i Radios Evropa e Lirë përcaktoi se ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë dezinformues pro-Kremlinit, i cili përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj lajmesh, shpesh të bazuara në përmbajtje nga mediat ruse të ndaluara nga BE.

Në shkurt, VIGINUM, organi qeveritar francez që monitoron ndërhyrjet digjitale të huaja, publikoi një raport mbi një rrjet propagandistik pro-rus të quajtur “Portal Kombat”.

Ai identifikoi rreth 193 faqe interneti që synonin të përhapnin gjerësisht informacionin nga burime pro-ruse, si dhe nga organet dhe institucionet ruse të lajmeve.

Për katër muaj, Radio Evropa e Lirë gjurmoi faqet e internetit në shumë gjuhë që synonin audiencën në Bosnje-Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Hetimi hodhi dritë mbi operacionin global, duke treguar se si “artikujt” gjeneroheshin automatikisht dhe përfundonin në faqet e internetit në gjuhën lokale që maskoheshin si burime legjitime lajmesh — një prirje në rritje në luftën e dezinformimit në mbarë botën.

Simpatia me Rusinë

Ballkani ka dëshmuar prej kohësh se është një terren pjellor për narrativat pro-ruse, veçanërisht në Serbi, presidenti i së cilës Aleksandar Vuçiç ka krijuar marrëdhënie miqësore me presidentin rus Vladimir Putin, ndërkohë që po kërkon anëtarësimin në BE.

Versionet ballkanike të faqeve të internetit të Portal Kombat ishin jashtëzakonisht të ngjashme në gjuhë të ndryshme.

Të gjitha faqet e lajmeve false që synonin rajonin kishin të njëjtën strukturë dhe madje emërtim. Faqja e parë e internetit e Pravda-s, në serbisht — Pravda-rs.com– u regjistrua më 20 mars.

Disa ditë më vonë — dhe brenda pak sekondash — u regjistruan tre domene të tjera të Pravda: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqip.

Lajmet e rreme të automatizuara: Si përhapet kaq shpejt përmbajtja

Nga 22 marsi deri më 20 korrik, gjithsej 70 mijë e 719 lajme u publikuan në këto katër faqe interneti.

Por pjesa më e madhe e artikujve, më shumë se 67 mijë u shfaqën në faqen në gjuhën serbe.

Shumica e përmbajtjeve që shfaqen në katër faqet e internetit duket se janë marrë nga kanalet Telegram pro-Kremlinit.

Procesi i automatizimit të rrjetit është aq efikas sa koha ndërmjet postimit në një kanal Telegram dhe paraqitjes në faqet e Pravda varion nga vetëm tre deri në 12 minuta.

Operacioni i dezinformimit përdor gjithashtu platforma ruse si VK Video dhe Yandex për të përkthyer, prodhuar dhe shpërndarë përmbajtjen.

Propaganda ruse me kosto të ulët

Pavarësisht nga sofistikimi i dukshëm i operacionit, VIGINUM vë në dukje se faqet e internetit në rrjetin Portal Kombat në përgjithësi nuk tërheqin lexues të shumtë.

Për faqet që synojnë Ballkanin, faqja më aktive, Pravda-rs[.]com, kishte më pak se 5 mijë vizita në qershor.

Nëse fushata ishte efektive, megjithatë, pothuajse nuk ka shumë rëndësi, argumenton eksperti i dezinformimit, Peter Benzoni, duke pasur parasysh kostot e papërfillshme për gjenerimin e dezinformatave.

“Për Rusinë, kjo është një luftë informacioni. Ashtu si me dronët, sulmet me kosto të ulët që dështojnë 99 për qind të rasteve justifikohen me 1 për qind-shin që kanë sukses. Këto faqe janë dronët e luftës së informacionit”, tha Benzoni.

Dezinformata rreth Ukrainës

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është tema më e popullarizuar në uebsajtin serb, me qindra raporte të paverifikuara në fushën e betejës, duke etiketuar shpesh ushtarët rusë si “tonët” dhe ata që luftojnë në anën ukrainase si “armiq”.

Ndërsa lajmet ndërkombëtare në përgjithësi nuk shfaqen dukshëm, pasi ka më pak kanale të dedikuara Telegram, ngjarjet në Lindjen e Mesme më 13 prill rezultuan një përjashtim.

Gjatë natës së 13-14 prillit, sulmet e Iranit ndaj Izraelit nuk “shpërthyen” vetëm në faqen serbe, por edhe në ato në gjuhën shqipe, maqedonase dhe boshnjake.

Numri i artikujve, i cili në faqen serbe zakonisht ishte rreth 500-600 në ditë, u rrit në më shumë se 1 mijë më 14 prill.

Aktivitet edhe më i lartë u vu re në tre vendet e mbetura në Ballkan.

Rrjeti mori përmbajtje nga blogerët e njohur dhe të shquar rusë dhe postimet e tyre u publikuan në mënyrë sinkrone në të katër faqet në gjuhët ballkanike.

Përveç videoklipeve të shumta me autenticitet të dyshimtë, u botuan shumë artikuj që justifikonin sulmin e Iranit, si dhe pretendime të ndryshme të pavërtetuara për atë që Washingtoni dyshohet se e dinte paraprakisht.

RT, të cilin Departamenti i Shtetit i SHBA-së e përshkruan si një lojtar kyç në aparatin e dezinformimit dhe propagandës së Kremlinit, është bllokuar në Bashkimin Evropian, Kanada dhe vende të tjera që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Në maj, blloku pezulloi katër media të tjera ruse nga transmetimi.

Por mediat ruse, duke përdorur faqet e lajmeve false kanë gjetur një derë të pasme për audiencën evropiane./REL/



Ju sugjerojmë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Qëndrimi i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

30 Qershor, 2025 7:20 pm
Para
U rrëmbye kur ishte 6 vjeç, gjendet i gjallë pas shtatë dekadash

U rrëmbye kur ishte 6 vjeç, gjendet i gjallë pas shtatë dekadash

Rrëzohet nga zetori, humb jetën 61-vjeçari në Poliçan

Rrëzohet nga zetori, humb jetën 61-vjeçari në Poliçan

Berisha shkon të mërkurën në SPAK

Berisha shkon të mërkurën në SPAK
















TE FUNDIT

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
30 Qershor, 2025

Është zhvilluar konferenca “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, e organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com