Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 26 janar seancën paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe të bashkëpandehurve të tjerë.
Shkak i shtyrjes së seancës u bë mosnjoftimi i disa prej të pandehurve për seancën.
Në seancë do të vendosej nëse çështja në ngarkim të tij do të kalojë për gjykim.
Dako u arrestua në qershor të 2023. Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare dhe për lejen e ndërtimit të një pallati.