Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtyhet seanca për Ligjin për gjuhët në Maqedoninë e Veriut

2024/12/11 at 11:24 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shtyhet seanca për Ligjin për gjuhët në Maqedoninë e Veriut

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shtyjë seancën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve për një datë të pacaktuar.


Në këtë seancë, për të cilën do të vendoset se kur do të mbahet, pritet të marrin pjesë ekspertë të fushës dhe përfaqësues të partive politike, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me kontestimin e Ligjit për gjuhët.

Propozimi për shtyrjen e seancës u bë nga gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për këtë çështje. Kundër këtij vendimi ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila e theksoi se gjykata duhet të jetë ajo që jep fjalën përfundimtare.

Ligji për gjuhët parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.

Në hapjen e seancës të mërkurën, gjykatësi Fatmir Skënderi propozoi shtyrjen e seancës për dy javë, me qëllim që të sigurohej prania e dy gjykatësve shqiptarë dhe plotësimi i përbërjes së gjykatës. Propozimi u hodh poshtë me votim, dhe pas kësaj gjykatësi Skënderi lëshoi seancën.

Seanca e së mërkurës filloi me mungesën e dy gjykatësve shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, që bojkotuan procesin.

Nëpërmjet bojkotit, Kadriu dhe Ajdari synojnë të bllokojnë nisjen e procedurës për këtë ligj. Kjo lidhet me një konkluzion të miratuar nga Gjykata Kushtetuese gjatë viteve 2022 dhe 2023, që kërkon pjesëmarrjen unanime të të gjithë anëtarëve për procedurat që kanë të bëjnë me Ligjin për gjuhët, Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për komunikime elektronike.

Bojkotin nga ana e gjyqtarëve shqiptarë e kishte përmendur gjatë javës së kaluar, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut që vjen nga radhët e VLEN-it. Me këtë, sipas tij, “vendimi nuk mund të kishte legjitimitet”.

“Është prononcuar edhe kryetari që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon, atëherë nuk ka legjitimitet vendimi”, kishte thënë Mexhiti më 6 dhjetor duke siguruar se “ligji nuk do të preket”.

Ndërkohë, jashtë Gjykatës Kushtetuese, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, që udhëheq me Frontin Evropian, deklaroi para njerëzve të mbledhur para objektit se data e 11 dhjetorit 2024 i rikujton periudhën e vitit 1989, kur, sipas tij, “Millosheviqi suprimoi autonominë e Kosovës”.

“Të punojmë së bashku. Ne kurrë nuk e kemi kontestuar gjuhën apo kulturën e tyre. Gjithmonë kemi qenë përkrah tyre, duke kërkuar mënyra për të mbrojtur së bashku vlerat tona dhe ato të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Në fund të fundit, jetojmë nën të njëjtin qiell dhe na ngroh i njëjti diell. Ne dëshirojmë që vendi ynë të jetë në paqe dhe i integruar në Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti para gjykatës, duke shtuar se paqja nuk duhet të cenohet, dhe vendimet e Kushtetueses nuk duhet të merren në mënyrë të njëanshme.

BDI-ja edhe më herët ka shprehur shqetësim se nëse neni 23, paragrafi 5 i Ligjit për gjuhët abrogohet, atëherë ai mund të bëhet i pazbatueshëm.

Para Gjykatës Kushtetueses në Shkup të pranishëm janë edhe liderë të tjerë të Frontit Evropian në opozitë, si Zijadin Sela, lider i njërit fraksion të Aleancës për Shqiptarë, si dhe një numër i madh qytetarësh dhe simpatizantësh partiakë.

Për cilin dokument bëhet fjalë?

Sipas një dokumenti të publikuar së fundmi, i përgatitur nga një gjyqtar kushtetues, thuhet se “Gjykata Kushtetuese nuk duhet të iniciojë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.

Dokumenti thekson se më 11 dhjetor nuk do të fillojë procedura për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjit, pasi ai është i mbështetur në Kushtetutën e vendit.

“Përmbajtja e Ligjit të kontestuar për përdorimin e gjuhëve në tërësi ka bazën dhe arsyetimin e vet kushtetues në Amendamentin V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prandaj, besojmë se kushtetutshmëria e tij nuk mund të vihet në pikëpyetje as me këtë amendament, as me nenin 51 – paragrafët 1 dhe 2, nenin 8 – paragrafi 1, siç thuhet në nismë”, thuhet në dokument.

Megjithatë, dokumenti sugjeron që të iniciohet procedura për disa formulime të përgjithshme dhe dy dispozita specifike të ligjit, që lidhen me përdorimin e simboleve në monedha dhe proceset gjyqësore. Kjo nënkupton se seanca e së mërkurës nuk do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e të gjithë ligjit, por vetëm disa dispozita të tij.

Gjykata Kushtetuese, nga ana e saj, ka njoftuar se nuk do të komentojë shpërndarjet mediatike, besueshmërinë e dokumenteve të publikuar, si dhe deklaratat dhe reagimet politike që vijnë në prag të seancës së caktuar.

Ligji për gjuhët

Ligji për përdorimin e gjuhëve përbëhet nga 25 nene.

Ky ligj hyri në procedurë parlamentare më 5 shtator 2017. Presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivanov, refuzoi ta dekretonte, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithatë, më 11 janar 2018, Ligji për gjuhët u miratua me 69 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Opozita, e udhëhequr asokohe nga VMRO-DPMNE-ja, nuk mori pjesë në seancë.

Sikurse presidenti Ivanov, edhe opozita e cilësoi ligjin si antikushtetues.

Ndryshimet kryesore që solli ligji i ri ishin: “përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore”.

Pas miratimit, ligji u kundërshtua nga 13 iniciativa të paraqitura nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme. Mes këtyre ishte edhe partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE, e cila në atë kohë ishte në opozitë dhe ishte angazhuar se do të bënte “korrigjime” pasi të kthehej në pushtet.

Megjithëse VMRO DPMNE-ja e kontestonte thuajse çdo aspekt, që nga mënyra e miratimit të ligjit deri te përmbajtja e tij, tani kryeministri Hristijan Mickoski, i cili vjen nga kjo parti, theksoi se “nuk do të ndodhë asgjë” dhe siguroi se situata është “nën kontroll”.

“I lus bashkëqytetarët shqiptarë, maqedonas të gjithë, të jenë të qetë. E gjithë puna është nën kontroll, gjithçka është nën kontroll, të mos lejojmë të biem pre e provokimeve të këtyre njerëzve”, deklaroi të martën Mickoski.

Më herët, ai kishte thënë se nuk po kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy a tri dispozita”.

Çka po kontestohet?

“Iniciatorët kundërshtojnë tërësinë e Ligjit nga aspekti i Amendamentit V të Kushtetutës, sepse zgjeronte kornizën kushtetuese të dhënë në këtë amendament në lidhje me përdorimin e gjuhëve të komuniteteve joshumicë dhe përcaktonte barazinë e një gjuhe tjetër që flitet nga të paktën 20% e qytetarëve, me gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare”, thuhet në raportin përmbledhës të Gjykatës Kushtetuese për atë që është objekt i kundërshtimit të 13 nismave.

Rrjedhimisht, nenet apo pjesët e neneve për të cilat propozohet nisja e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë, janë gjithashtu pjesë e vërejtjeve të Komisionit të Venecias.

Cilat janë këto vërejtje?

Në vitin 2019, Komisioni i Venecias kishte dhënë vlerësim për Ligjin për gjuhët, duke thënë se disa dispozita të tij tejkalonin standardet ndërkombëtare për gjuhët rajonale dhe të pakicave.

Komisioni kërkoi:

Rishikimin e dispozitave për dygjuhësinë në procedurat gjyqësore, duke rekomanduar që këto përcaktime të hiqen ose të kufizohen, për shkak të vështirësive teknike dhe administrative që mund të shkaktojnë.

Masa për zbatimin efikas të kërkesave gjuhësore, bazuar në dispozitat e Ligjit të mëparshëm të vitit 2008, për të garantuar zbatueshmërinë e tyre pa krijuar konfuzione, ndonëse ai, sipas njohësve të drejtësisë, përfshinte një interpretim të ngushtë.

Revidimin e nenit 3 të Ligjit për gjuhët, i cili parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimet institucionale dhe fusha të tjera, duke kërkuar një përcaktim më të qartë të fushës së zbatimit për të shmangur keqkuptimet dhe konfliktet në praktikë.

Akademikët shqiptarë me letër ndaj Kushtetueses

Ngjashëm sikurse 13 inicativat e lartpërmendura, mbi 250 intelektualë shqiptarë kanë nënshkruar një letër të hapur, cila i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që të veprojë me profesionalizëm dhe jo me vendime të motivuara politikisht, sepse, siç thuhet, “vendimet arbitrare mund të sjellin pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike”.

Ata përkujtojnë se e kaluara e punës së Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar “tensione dhe pakënaqësi, sa herë që ka marrë vendime të njëanshme dhe arbitrare, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike dhe kanë cenuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi, të realizuara përmes rrugëve institucionale”.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Balancuesi, tashmë i shfuqizuar, dhe Ligji i gjuhëve u përfshinë në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut./REL



Ju sugjerojmë

Ushtria izraelite: Kemi kontroll të plotë ajror mbi Teheran
Bota

Ushtria izraelite: Kemi kontroll të plotë ajror mbi Teheran

16 Qershor, 2025 11:45 am
Shkodër/ Gjenden mbi 1400 bimë narkotike, pranga 34-vjeçarit. Vijon operacioni
Aktualitet

Shkodër/ Gjenden mbi 1400 bimë narkotike, pranga 34-vjeçarit. Vijon operacioni

16 Qershor, 2025 11:35 am
Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet
Bota

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet

16 Qershor, 2025 11:23 am
Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën
Aktualitet

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën

16 Qershor, 2025 11:18 am
Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta
Aktualitet

Shezlonget me faturë fiskale, Kumbaro paralajmëron subjektet për kontrolle të rrepta

16 Qershor, 2025 11:03 am
Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen
Bota

Situata Izrael- Iran/ Ja ku fshihet lideri suprem Ali Khamenei bashkë me familjen

16 Qershor, 2025 10:50 am
Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit
Aktualitet

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit

16 Qershor, 2025 10:46 am
Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë
Aktualitet

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë

16 Qershor, 2025 10:44 am
Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Rajoni

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

16 Qershor, 2025 10:31 am
Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Aktualitet

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

16 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Opinion – Brenda një prej thesareve të shampanjës (10 Dhjetor 2024) 

Opinion - Brenda një prej thesareve të shampanjës (10 Dhjetor 2024) 

Parlamentaret 2025/ Ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë!

Parlamentaret 2025/ Ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë!

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Aksident në aksin Rrogozhinë-Kavajë, makina përplas dy këmbësorë, arrestohet shoferi 
















TE FUNDIT

Ushtria izraelite: Kemi kontroll të plotë ajror mbi Teheran

Ushtria izraelite: Kemi kontroll të plotë ajror mbi Teheran
16 Qershor, 2025

Forcat Ajrore izraelite kanë vendosur "epërsi të plotë ajrore" mbi kryeqytetin iranian Teheran, tha zëdhënësi i IDF-së, Gjenerali Effie Defrin...

Lexo më shumë

Shkodër/ Gjenden mbi 1400 bimë narkotike, pranga 34-vjeçarit. Vijon operacioni

Shkodër/ Gjenden mbi 1400 bimë narkotike, pranga 34-vjeçarit. Vijon operacioni
16 Qershor, 2025

Policia e Shkodrës ka gjetur edhe asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Ndërkohë blutë e Shkodrës kanë arrestuar...

Lexo më shumë

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet

Sulmet në Iran, qindra banorë braktisin Teheranin prej frikës nga bombardimet
16 Qershor, 2025

Qindra banorë kanë nisur të largohen nga Teherani dhe të shkojnë drejt fshatit, ndërsa sulmet izraelite në kryeqytetin iranian u...

Lexo më shumë

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën

Veliaj: Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” u kthyen në xhevahire turistike për Tiranën
16 Qershor, 2025

"Shtëpitë Studio “Kadare-Agolli” janë kthyer në pak kohë në dy xhevahire turistike për Tiranën." Kështu shkruan në postimin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com