Është shtyrë procesi gjyqësor ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy anëtarëve të tjerë të kësaj partie, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, për akuzat e lobimit rus në Amerikë.
Seanca e radhes do zhvillohet më 23 prill, pasi mungonte gjyqtarja Shpresa Beçaj. Të pranishëm në seancë ishin avokatët mbrojtës të kryedemokratit Basha.
Më herët u njoftua se dhe procesi gjyqësor ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahir është shtyrë për më 28 prill.
Tahiri u dënua nga shkalla e parë më 19 shtator për shpërdorim detyre, pasi SPAK pretendon se Tahiri është përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike./ Opinion.al