Aktualitet

Shtyhet për të dhjetën herë seanca ndaj Arbër Çekajt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 05/06/20 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të dhjetën herë seanca ndaj Arbër Cekajt, Donaldo Lushajt dhe Armando Pezakut, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri.

Avokati i Pezakut, Ardian Visha, rikërkoi veçim të çështjes. Ai i tha gjykatës se ka përgatitur konkluzionet e mbrojtjes prej 26 dhjetorit. Kërkesa është refuzuar nga gjykata.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Çekaj, i akuzuari për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë./ Opinion.al

Pas