Gjykata e Apelit ka shtyrë për në 18 mars seancën ndaj kreut të FSHF, Armand Duka. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit mbrojtës, i cili nuk ka qenë dakord me përbërjen e trupës gjykuese dhe për këtë kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit.
Për t’i dhënë kohë, Gjykata vendosi të shtyjë seancën me një ditë në të cilën pritet të caktohet nëse do të lihet në fuqi pezullimi i Dukës pas akuzave për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh gjatë zgjedhjeve në shoqatat rajonale.
Kujtojmë se të martën Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme.