Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtyhet afati i aplikimeve për Akademinë e Sigurisë, Policia ndryshon kriterin e moshës

2023/08/28 at 3:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shtyhet afati i aplikimeve për Akademinë e Sigurisë, Policia ndryshon kriterin e moshës

Shtyhet deri më datë 15.09.2023, afati i aplikimeve dhe ndryshon kriteri i moshës, për shtetasit që aplikojnë për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, të cilët kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në ato kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë.


Nisur nga kërkesat e shumta, të adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, për rishikimin e kriterit të moshës për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, ka miratuar urdhrin për ndyshimin e kriterit të moshës, nga 30 vjeç në 35 vjeç, si dhe për shtyrjen e afatit të aplikimeve, deri më datë 15 shtator 2023, për t’iu dhënë mundësinë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Bazuar në parimet e meritokracisë dhe shanseve të barabarta, si dhe me qëllim plotësimin e organikës, me profesionistë të mirëpërgatitur dhe të mirëtrajnuar, për përmbushjen e objektivave të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, më datë 10.08.2023, çeli aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, për studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, shkencat ekonomike dhe kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë.

Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 100.

Aplikimet bëhen pranë të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë (si pranë atyre që kanë shpallur kuota pranimi në momentin e çeljes së aplikimeve, ashtu dhe pranë Drejtorive Vendore të Policisë që deri më tani nuk kanë shpallur kuota pranimi).

Pas përfundimit të konkurrimit, renditja e aplikanteve fitues sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku ku ata kanë aplikuar, në bazë të kuotave të shpallura për konkurrim.

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme, standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin, si vijon:

Kriteret e përgjithshme janë:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare dhe të mos jetë larguar nga shërbimi civil;
  3. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  5. të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit B;
  7. të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin;
  8. të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetim besueshmërie.

Standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin janë:

  1. të ketë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në shkencat kompjuterike;
  2. të jetë në moshë jo më shumë se 30 vjeç;
  3. të ketë mesataren mbi 8 të notave, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;
  4. të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat;
  5. të zotërojë gjuhën e huaj angleze, në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT;

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në drejtoritë vendore të policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit (Lidhja nr.1.);
  2. Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të së njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara).

Nota mesatare e ciklit të dytë të studimeve duhet të jetë e përllogaritur nga institucionet arsimore të arsimit të lartë.

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

  1. Fotokopje të kartës së identitetit;
  2. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;
  3. Certifikatë të gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);
  4. Certifikatë familjare (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);
  5. Vërtetim nga gjykata;
  6. Vërtetim nga prokuroria;
  7. 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.

Fazat e vlerësimit.

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar i nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:

  1. a) Vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;
  2. b) Vlerësim me testim i zotërimit të gjuhës angleze, sipas standardit ALCPT;
  3. c) Intervistimi i aplikantëve;
  4. d) Kontrolli shëndetësor;
  5. e) Marrja e shenjave të gishtave;
  6. f) Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Listat e aplikantëve fitues do të jenë sipas kuotave të shpallura për konkurrim në nivel qarku.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e përcaktuar brenda afatit të aplikimit. Në momentin e dorëzimit të dokumentacionit, aplikantit i jepet numri i aplikimit.

Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret apo nuk kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, njoftohen me shkrim nga strukturat vendore të burimeve njerëzore për arsyet e skualifikimit.

Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit tek drejtori i drejtorisë vendore të Policisë, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes për skualifikim. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës.

Aplikanti i shpallur fitues dhe që përfundon me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë, nënshkruan kontratë pune me Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe emërohet në strukturat vendore të policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.



Ju sugjerojmë

Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”
Bota

Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”

12 Janar, 2026 5:35 pm
Suedia investon 440 milionë dollarë në sisteme ushtarake pa pilot
Bota

Suedia investon 440 milionë dollarë në sisteme ushtarake pa pilot

12 Janar, 2026 4:35 pm
Projekti Durana, Berisha: Është përvetësuar nga mafia
Aktualitet

Projekti Durana, Berisha: Është përvetësuar nga mafia

12 Janar, 2026 3:56 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Protestat, Trump: Do flas me Musk për rivendosjen e shërbimit të internetit në Iran

12 Janar, 2026 3:34 pm
Sherr në Lezhë/Vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë
Kronikë

Sherr në Lezhë/Vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë

12 Janar, 2026 2:34 pm
Punime në mbikalim, ARRSH njofton bllokimin e rrugës Tiranë-Rinas
Aktualitet

Punime në mbikalim, ARRSH njofton bllokimin e rrugës Tiranë-Rinas

12 Janar, 2026 2:19 pm
Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit
Aktualitet

Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit

12 Janar, 2026 2:15 pm
Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave
Kryesore

Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave

12 Janar, 2026 1:58 pm
Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në
Bota

Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në

12 Janar, 2026 1:17 pm
Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit
Aktualitet

“Partizani”/Mbrojtja e Berishës:SPAK në tejkalim kompetencash dhe nën ndikim politik

12 Janar, 2026 12:45 pm
Para
Kurti në Forumin e Bledit: Mezi pres zgjedhjet në veri të Kosovës!

Kurti në Forumin e Bledit: Mezi pres zgjedhjet në veri të Kosovës!

Biden, Trump dhe sfidat e tyre në rritje në fushatën presidenciale të vitit 2024

Biden, Trump dhe sfidat e tyre në rritje në fushatën presidenciale të vitit 2024

Mbi 4.5 milionë hyrje-dalje në Rinas

Mbi 4.5 milionë hyrje-dalje në Rinas
















TE FUNDIT

Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”

Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”
12 Janar, 2026

Ambasadorët britanikë, gjermanë, italianë dhe francezë u thirrën sot në Ministrinë e Jashtme të Iranit për të parë filmimet e...

Lexo më shumë

Suedia investon 440 milionë dollarë në sisteme ushtarake pa pilot

Suedia investon 440 milionë dollarë në sisteme ushtarake pa pilot
12 Janar, 2026

Në dy vitet e ardhshme, Suedia do të ndajë rreth katër miliardë korona (rreth 440 milionë dollarë) për prokurimin e...

Lexo më shumë

Projekti Durana, Berisha: Është përvetësuar nga mafia

Projekti Durana, Berisha: Është përvetësuar nga mafia
12 Janar, 2026

Projekti Durana në Xhafzotaj të Durrësit, është përvetësuar nga mafia. Akuza është e Sali Berishës, i cili bëri përgjegjës Edi...

Lexo më shumë

Protestat, Trump: Do flas me Musk për rivendosjen e shërbimit të internetit në Iran

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
12 Janar, 2026

Presidenti, Donald Trump tha se planifikon të flasë me Elon Musk për rivendosjen e internetit në Iran, ku autoritetet kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com