Bota

Shtohen protestat kundër kufizimeve të COVID-19 në Kinë, kërkohet dorëheqja e Xi Jinping



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 27/11/22 |
Opi Nion

Protestat kundër kufizimeve të Covid në Kinë duket se janë intensifikuar pas një zjarri që vrau 10 persona në një bllok apartamentesh në Urumqi.

BBC shkruan se, mijëra njerëz dolën në rrugët e Shangait për të kujtuar viktimat dhe për të protestuar kundër kufizimeve të Covid.

Qindra vetë u dëgjuan të kërkojnë dorëheqjen e presidentit Xi Jinping, duke fajësuar mbylljen e ndërtesave të banimit për zjarrin.

Autoritetet kineze kanë mohuar se ky mund të ishte shkaku. Megjithëse autoritetet e Urumqit kërkuan një falje të pazakontë, duke u zotuar të ndëshkojnë këdo që kishte braktisur detyrën.

Në tubimin në Shangai, disa njerëz u panë duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule për viktimat.

Të tjerë u dëgjuan duke bërtitur parulla të tilla si “Xi Jinping, largohu” dhe “Partia Komuniste, largohu”. Ndërsa disa të tjerë mbanin pankarta të bardha bosh.

Kërkesa të tilla janë një pamje e pazakontë brenda Kinës, ku çdo kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe presidentit mund të rezultojë në dënime të ashpra.

 

Pas