Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike.
Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët janë të moshave 43 dhe 47 vjeç, të cilët janë kapur në një kasolle në Familli me 16 kg kokainë dhe 800 gr hashash.
Oficerët e policisë ishin duke monitoruar lëvizjet e tyre përmes kamerave.
Operacionet kanë vijuar me kontrollin në shtëpi të të arrestuarit, duke bërë të mundur gjetjen e 280 g të tjera hashashi të fshehur në bodrum. Kërkimet janë shtrirë edhe në banesën e vëllait, i cili brenda garazhit ka fshehur 9 kg të tjera kokainë brenda një kasaforte.
Vlerësohet se sasia e sekuestruar, pasi të dilte në treg, do të kishte faturuar mbi 1.5 milionë euro./Opinion.al