Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpia në park/ Ja si i përgjigjet presidenti Nishani akuzave

2016/04/14 at 10:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtëpia në park/ Ja si i përgjigjet presidenti Nishani akuzave

Gazetarja: Megjithatë këta janë një grup i vetëquajtur dhe cilësuar si ambientalist, po dje në shtyp ka pasur le të themi akuza ndaj jush le të themi jeni në mbështetje të një grupi ambientalistësh ndërkohë që jetoni në një pjesë, banesë që ndodhte në Parkun për të cilin po bëhet edhe debati dhe eskorta juaja kalon pikërisht përditë brenda ambienteve të këtij Parku?

 Presidenti Nishani: Ky është standardi ku ka degraduar mënyra e komunikimit, për fat të keq, dhe natyrisht mua më vjen shumë zor që të shpjegoj dhe të japë shpjegime dhe të përgënjeshtroj spekulime të këtij niveli krejtësisht vulgar.

Së pari, të gjithë Presidentët e Republikës, unë dhe ata që kanë qenë para meje, për shkak të natyrës dhe Protokollit të Shtetit jetojnë dhe funksionojnë, pra jo vetën jetojnë, por Presidenti edhe funksionon si Institucion në rezidencën presidenciale, e cila përfaqëson dinjitetin e shtetit, por edhe aktivitetin e shtetit, sepse Presidenti është 24 orë në aktivitet si Kreu i Shtetit shqiptar. Është një rezidencë, e cila është ndërtuar, në mos gaboj, rreth viteve ’60-të. Pas viteve ’90-të ka funksionuar si rezidenca presidenciale. Nuk ndodhet brenda Parkut të Tiranës. Ndodhet jashtë Parkut të Tiranës, por nuk ka rëndësi kjo. Akuza që bëhet është se ajo është vilë personale e Bujar Nishanit. Pra, që në këtë moment kuptohet vulgariteti i standardit me të cilin tentohet të spekulohet opinioni publik.

Së dyti, absolutisht në asnjë rast eskorta ime nuk ka kaluar dhe nuk kalon përmes Parkut, përkundrazi. Atëherë, unë thashë që më vjen shumë zor që merrem me detaje të tilla, por na detyrojnë standardet për të cilat tentohet të spekulohet me opinionin publik dhe në respekt të opinionit publik na duhet të japim edhe ne këto detaje. Udhëtimi im është në krahun e Saukut, përmes rrugës që shkon për tek Kopshti ‘Sos’, dal në kryqëzimin e Saukut, dhe vij në zyrë dhe ky është rrugë kalimi im. Natyrisht kur ka pasur aktivitete zyrtare, siç ishte rasti i nderimit të ushtarëve britanikë, vendprehjet e të cilëve ndodhen në kodrat e Liqenit, në raste të tilla Presidenti duhet të shkojë i eskortuar deri atje, sepse këto janë edhe rregullat e shtetit, por, spekulime të tilla, të këtij niveli në fakt, mua më bëjnë të ndihem keq. Për faktin që përdoret hapësira mediatike dhe komunikimit publik, që një individ e përfiton për shkak të pozicionit që ka për të deformuar perceptimin e qytetarëve shqiptarë dhe ne jemi të detyruar për të japim sqarime, në fakt për të mos i lënë vend pikërisht deformimit, deformimit të perceptimit tek qytetarët shqiptarë, dhe kjo reflekton kulturën dhe ne këtë kulturë duhet të ndryshojmë dhe këtë kulturë duhet ta izolojmë, kulturën e deformimit, kulturën e spekulimit, kulturën vulgare, kulturën e një sjellje banale. Ne duhet të shkojnë drejt një modeli këtyre të rinjve dhe të rejave dhe ata unë jam i bindur që e kanë marrë tashmë dhe kemi nevojë që brezi i ri të marrë dhe të ofrojë një kulturë, një model të ri dhe të bërjes politikë  dhe të komunikimit publik dhe të përballjes me sfidat që ka shoqëria jonë dhe të adresimit të sfidave që neve kemi.

Ju sugjerojmë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

19 Maj, 2025 10:14 pm
Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
Politikë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

19 Maj, 2025 10:05 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

19 Maj, 2025 9:57 pm
Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
Bota

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

19 Maj, 2025 9:49 pm
Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat
Aktualitet

Mashtroi qytetarin duke i marrë miliona para, “ustallesha” përballet me pasojat

19 Maj, 2025 9:34 pm
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 Maj, 2025 9:26 pm
Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin
Aktualitet

Ngjarja e rrallë,i vdekuri ‘ngrihet’ prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 Maj, 2025 9:12 pm
Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash
Aktualitet

Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

19 Maj, 2025 8:54 pm
Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!
Bota

Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!

19 Maj, 2025 8:14 pm
Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Rajoni

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

19 Maj, 2025 7:42 pm
Para
Video/ Aldo Bumçi: Kjo është mafia e betonit, e shpallur nga kryeministri

Video/ Aldo Bumçi: Kjo është mafia e betonit, e shpallur nga kryeministri

Video/ Zheji: Presidenti duhet të largohet nga hipokrizia e mbrojtjes së mjedisit

Video/ Zheji: Presidenti duhet të largohet nga hipokrizia e mbrojtjes së mjedisit

HISTORIA/ Si e dërgoi nëna shqiptare djalin 6-vjeçar t’i bashkohej ISIS-it

HISTORIA/ Si e dërgoi nëna shqiptare djalin 6-vjeçar t’i bashkohej ISIS-it

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
19 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar për telefonatës së bërë midis dy homologëve të tij, Donald Trump dhe Vladimir...

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetit, reagon Jorida Tabaku: Nuk arritëm dot rotacionin politik

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
19 Maj, 2025

Demokratja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në qarkun e Tiranës, nga...

Lexo më shumë

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
19 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy...

Lexo më shumë

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”

Clifford May:Trump duhet të përfshihet globalisht për ta bërë “Amerikën madhështore”
19 Maj, 2025

Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë me një mesazh të qartë për botën: "Amerika e Para". Tani, pak më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com