Kronikë

“Shtëpi bari, biznes familjar”,4 të arrestuar, në pranga edhe 2 punonjës të OSHEE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 29/04/22 |
Opi Nion

Gjashtë persona janë vënë në pranga si rrjedhojë e aksionit të policisë të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë, ku u zbulua një banesë dykatëshe e përshtatur si “shtëpi bari” për kultivimin e kanabisit.

Mësohet se në fshatin Kashar 2 janë vënë në pranga Luan Sulaj, 44 vjeç, Ylli Sulaj, 47 vjeç, Xhevrije Sulaj, 69 vjeçe, Shqipe Sulaj, 38 vjeçe, të katërt banues në Tiranë me lidhje familjare me njëri-tjetrin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim si dhe Lutfi Basha, 45 vjeç me detyrë faturist pranë OSHEE-së dhe Rifat Kuçi, 28 vjeç  me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia bën me dije se u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi Z. V., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 “Gjatë kontrollit të banesës së shtetases Xh. S., në katin e dytë dhe të tretë, shërbimet e Policisë evidentuan ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, është gjetur në banesë shtetasja Xh. S”, njofton policia.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas