Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtatori, rekord në numrin e biznesve të mbyllura

2018/10/04 at 12:54 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtatori, rekord në numrin e biznesve të mbyllura

 


Që prej vitit 2003, Blerta Lila ushtronte profesionin e saj si parukiere. Vera e këtij viti do të ishte e fundit  për biznesin e saj. Në shtator ajo do të aplikonte për të pezulluar aktivitetin, duke qenë kështu një nga 1,978 bizneset që janë mbyllur gjatë këtij muaji. Blerta, tani e pa punë, thotë se po pret që të zhvendoset drejt Italisë.

Edhe për Adrianën, e cila që prej vitit 2008 kishte një dyqan lulesh pas ish-Ekspozitës, muaji shtator do të ishte i fundit për aktivitetin e saj. E kontaktuar nëpërmjet telefonit për t’u pyetur mbi arsyet e pezullimit të aktivitetit, do të përgjigjej bashkëshorti. Sipas tij, arsyeja kryesore ishte rënia e xhiros, deri në pikën që shkuan drejt falimentimit. “Prej një viti ra puna. Edhe zona ishte pak e varfër dhe nuk ka fuqi blerëse, tha ai, ndërkohë që shtoi se e bashkëshortja ende nuk ka gjetur punë.

Raste te tjera

Rënia e fuqisë blerëse ka qenë arsye edhe për Ilir Mujën, i cili kishte shumë vite që kishte një dyqan ushqimore pranë Rrugës së Barrikadës. Përveç rënies së fuqisë blerëse, Iliri shton se edhe shpenzimet në raport me fitimin ishin shumë të mëdha. “Nuk e nxirrnim as një rrogë për veten. Në vitet e fundit, u hap Big Market këtu afër, u hap dhe Conad këtu afër. Kemi pasur nivel të lartë kontrollesh ”, -tha ai i pyetur nga “Monitor”.

Shtatori nuk kurseu as biznesin e Artur Burnazit në sektorin e tregtisë me pakicë. Ai ushtronte aktivitetin që prej vitit 2006 në rrugën 5 Maji, por dy vitet e fundit ishin ato që kishte ndjerë më shumë rënin e xhiros.

Por edhe në zonat rurale, situate ka qenë e njëjtë. Arjana Ibrahimi, e cila banon dhe kishte prej vitesh një dyqan në Prezë tregon për “Monitor” se puna në dyqanin e saj ra ndjeshëm. Ndër faktorët që ajo liston si shkak të falimentimit është papunësia dhe varfëria e zonës ku ajo jeton. ”Në përgjithësi nuk ka punë në dyqane. Për momentin unë jam e papunë, tha zonja Ibrahimi.

 

Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon çdo ditë në faqen zyrtare mbi bizneset që kanë kaluar në statusin pasiv, numri i bizneseve që ulën qepenat në shtator është 1,978 biznese. Prej fillimit të vitit, deri në shtator, numri i bizneseve të pezulluara është 11,292, në krahasim me 6,969 biznese që janë pezulluar një vit më parë, me rritje prej 62% në krahasim me janar-shtator 2017 .

Bizneset sezonale

Në krahasim me muajt e tjerë, shtatori shënoi rekord për mbylljen e aktiviteteve. Një pjesë e këtyre aktiviteteve janë edhe bizneset sezonale, që punojnë kryesisht gjatë sezonit turistik, por dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është e dukshme.

Kastriot Sulstarova punon vetëm gjatë muajve të verës në qytetin e Pogradecit. Pasi përfundon sezoni ai bën kërkesë për pezullim aktiviteti.

Shifrat

Të dhënat nga Tatimet tregojnë se ka pasur një numër të lartë pezullimesh në zonat turistike. Numrin më të lartë të bizneseve të pezulluara gjatë shtatori e ka Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve, nga 1978 që janë pezulluar në të gjithë vendin.

Ndërkohë që numër të lartë pezullimesh kanë raportuar edhe Drejtoritë Rajonale të Vlorës, me 319 biznese, Sarandës me 272 biznese, Shkodrës me 271, dhe Lezhës me 274. Ndërsa Drejtoria Rajonale e Tiranës renditet e dyta me 361 biznese të mbyllura.

Këtë verë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtoi kontrollet dhe inspektimet në të gjitha zonat bregdetare të vendit, duke rritur në këtë mënyrë edhe formalizimin e bizneseve sezonale në zonat turistike. / Monitor

Etiketa: biznese te mbylluraMonitor


Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
Aktualitet

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

5 Korrik, 2025 4:37 pm
Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
Aktualitet

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

5 Korrik, 2025 4:17 pm
Para
“I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit”, Spaho i përgjigjet Ramës

“I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit”, Spaho i përgjigjet Ramës

Aktorja juaj e preferuar lindi një vajzë, dhe i vuri emrin e gjyshit

Aktorja juaj e preferuar lindi një vajzë, dhe i vuri emrin e gjyshit

Video/17 të arrestuar, klanet italiane të lidhura me bandat shqiptare

Video/17 të arrestuar, klanet italiane të lidhura me bandat shqiptare
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com