Në Ukrainë ndodhen edhe shqiptarë. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se 11 shqiptarë janë në planin e evakuimit nga Ukraina.
Ndërkohë, shqiptarja Nelli Syupyur ka publikuar video nga momenti që është duke u larguar nga Ukraina së bashku me fëmijën e saj, ndërsa burri ka qëndruar në luftë.
Së bashku me shqiptaren, janë dhe një grup njerëzish të tjerë të cilët si duket po shtegtojnë për të gjetur një dalje sa më të sigurt. Më herët ajo tregoi për të gjithë rrugëtimin e saj nga banesa për në kufi me Moldavinë. Kurse tani ajo ndodhet në kufi Poloninë.
Nelli e cila është një koreografe në Ukrainë jetonte në periferi të Odessas në rajonin ku ndodhet pjesa më e madhe e shqiptarëve në Ukrainë./ Opinion.al