Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptari që vdiq nga tërmeti në Itali, familjarët: E prisnim për pushime, ja si e pritëm lajmin

2016/08/25 at 9:53 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptari që vdiq nga tërmeti në Itali, familjarët: E prisnim për pushime, ja si e pritëm lajmin

“E prisnim për pushime, do vinte këto kohë”. Kështu shprehen familjarët e Erjon Toros, shqiptarit që humbi jetën nga tërmeti i djeshëm në Itali. Erjoni ishte djali i vetëm i familjes, me tre motra më të vogla.

Familja ka hapur dyert e mortit dhe bën apel për sjelljen e trupit të djalit me cdo kusht, qoftë edhe t’i paguajnë vetë shpenzimet. Nëna e Erjonit është e sëmurë me kancer dhe dhimbja tashmë e ka vënë përfund. Familjarët kanë treguar për “News 24” se ka qenë daja që u ka dhënë lajmin e tmerrshëm, se Erjoni ka humbur jetën dhe familja e tij ka mbetur e lënduar nga tërmeti.

“Nuk mund ta besojmë vdekjen e Erjonit. Ishte gjithçka e papritur, por nuk kemi në dorë asgjë, madje as natyrën. Në orën 10:00 të paradites na lajmëruan me telefon dhe na thanë se ai kishte vdekur”.

Ky është rrëfimi i Fatjon Toros, djalit të xhaxhait të Erjon Toros, emigrantit shqiptar, i cili mbeti viktimë mes 120 personave të tjerë nga tërmeti që përfshiu mëngjesin e sotëm Italinë qendrore. Në një intervistë për ‘BalkanWeb’, Fatjoni tregon se si e morën vesh lajmin e kobshëm. Ndër të tjera kushëriri tregon se gruaja e Erjonit ndodhet në spital, bashkë me dy vajzat, 5 dhe 3 vjeç.

“Erjoni ishte djalë i vetëm. Kishte edhe tre motra. Ishte i lidhur shumë më nënën.”, shkon më tej rrëfimi i Fatjonit.

INTERVISTA:

Kush jua dha lajmin e kobshëm për humbjen e kushëririt tuaj?

Në orën 10:00 të paradites na ka ardhur një telefonatë. Na njoftoi daja i Erjonit. Daja jeton bashkë me motrën e tij në Amatrice. Ata na e dhanë lajmin e hidhur. Jemi të gjithë të shokuar si fis, ishte një humbje e madhe për të gjithë ne. Sidomos për familjen. Erjoni ishte pika e dobët e familjes, djali i vetëm mes 3 motrave.

Keni marrë informacioneve se si është gjendja e gruas së Erjonit dhe dy vajzave?

Aktualisht të trija janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital. Nga ato që na thanë familjarët tanë, gruaja e Erjonit ka fraktura dhe ka thyer legenin, ndërsa vajzat fatmirësisht janë mirë.

Si arriti të shpëtonte gruaja bashkë me vajzat? Keni mësuar diçka mbi këtë fakt?

E gjithë ka ndodhur falë ndërhyrjes së shpejtë. Ata që kanë dhënë ndihmën e parë kanë mundur të nxjerrin nga shtëpia gruan e Erjonit dhe vajzat, ndërsa kushëriri im ngeli mes rrënojave.

E ka mësuar bashkëshortja lajmin për vdekjen e Erjonit?

Jo ende nuk e ka mësuar. Menduam se është herët për të që t’ja thoshim, pasi është e sëmurë.

Po gjendja e familjarëve të Erjonit si është?

Nëna dhe babai i Erjonit sapo e morën vesh lajmin, u hidhëruan. Nëna dhe tre motrat, (dy prej tyre jetojnë në Shqipëri dhe tjetra në Greqi) marrin ndihmë mjekësore në shtëpi. Jemi të gjithë keq. Nuk kemi fjalë.

Sa vite kishte Erjoni që jetonte emigrant në Itali? Kur ka qenë hera e fundit që ka ardhur në Shqipëri?

Erjoni, kishte 15 vite që kishte emigruar në Itali. Punonte në ndërtim në Amatrice. Ndërsa e shoqja kujdesej për dy vajzat, një 5 vjeçe dhe tjetra 3 vjeç. Kishte dy vite pa ardhur në Shqipëri. para një jave xhaxhai im u kthye nga Italia bashkë me gruan e tij. Pasi shkonin shpesh tek ai.

E mbani mend nga bisedën e fundit me Erjonin? Çfarë ju ka thënë?

Para një jave kam folur. Shkoja shumë me të. Ishim si vëllezër. Ishte një bisedë e thjeshtë në ‘FB’. Gjera normale.

A ka ardhur ndonjë zyrtar në familjen e xhaxhait tuaj për t’ju dhënë informacioneve për vdekjen e Erjonit?

Jo nuk ka ardhur asnjë, sepse nuk ishte konfirmuar lajmi ende. Ne edhe pse e dinim, shumë vonë u dha emri i tij në mediat italiane, e më pas doli dhe njoftimi i Ministrisë së Jashtme se Erjoni kishte vdekur. Tani duhet të presim për procedurat e ardhjes së trupit në Shqipëri, nga 1 javë deri në 10 ditë.

Etiketa: FAMILJAREgruajaitalishqiptaritermeti

Ju sugjerojmë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”
Bota

“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”

7 Janar, 2026 4:36 pm
Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rritet frika nga përmbytjet në Novoselë

7 Janar, 2026 4:33 pm
Para
Rrëfimi për tmerret e komunizmit/ Bardha Markagjoni, 47 vite, burg dhe internim

Rrëfimi për tmerret e komunizmit/ Bardha Markagjoni, 47 vite, burg dhe internim

Fotot e nxehta/ Kim Kardashian me tanga, ‘çmendet’ rrjeti

Fotot e nxehta/ Kim Kardashian me tanga, 'çmendet' rrjeti

VIDEO/ Tërmeti në Itali, shikoni ç’ndodh teksa gazetarja e CNN po raportonte live

VIDEO/ Tërmeti në Itali, shikoni ç’ndodh teksa gazetarja e CNN po raportonte live

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
7 Janar, 2026

Venezuela do t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara 50 milionë fuçi naftë, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë, pas operacionit ushtarak...

Lexo më shumë

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
7 Janar, 2026

Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile në Durrës, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se kthimi i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com