Vrasësi i trefishtë shqiptar Ndriçim Sadushi, është gjetur i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Britani, i mbuluar nga jashtëqitjet e tij.
Shqiptari vuante nga zemra dhe u dërgua në spital ku edhe vdiq dy orë më pas nga një arrest kardiak, sqaruan autoritetet britanike, pas një hetimi.
43 vjeçari vuante nga depresioni dhe nuk fliste me askënd në burg. Edhe 4 herë të tjera ai kishte tentuar të vriste edhe veten.
Ai u arrestua në Britani në vitin 2012, pas 15 vjet arratie. Sadushi ishte dënuar për tre vrasje dhe një tentativë vrasje në Shqipëri në vitin 1997.