Ushtari britanik, i cili lufton për të ashtuquajturin Shtet Islamik (ISIS), është filmuar duke shtypur gabimisht pullën e një eksplozivi, teksa po bënte shaka.
Besohet se xhihadisti është shqiptari Gëzim Kllokoçi, një 19-vjeçar, nga Londra.
Njihet për sulmet që i bën si i vetëm si dhe në sulmet e bëra në aeroportin Gatwick tek qytetarët.
Kllokoçi, siç shkruan Dailymail, është shqiptar ndërsa është rritur në Finsbury Park.
“Një shok klase i Kllokoçit, ka thënë se ai ka filluar t’i përvetësojë rregullat islame dhe që ta marr fenë shumë seriozisht”, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.
Në pamjet e publikuara, shihet se si ai gabimisht shtyp pullën e bombës teksa shumë shpejtë e gjuan atë poshtë shkallëve para se të largohej nga aty.