Ekstradohet nga Belgjika në Greqi një 38-vjeçar shqiptar. Shqiptari u arrestua me ndihmën e Prokurorisë së Narkotikëve të Patrës, në aeroportin e Brukselit marsin e kaluar.
Sipas një raportimi të gazetës “Peloponnisos”, Belgjika ka dhënë “dritën jeshile” për ekstradimin e 38-vjeçarit shqiptar në Greqi. Kërkesa e autoriteteve greke është shqyrtuar nga gjykata kompetente në Bruksel.
38-vjeçari jetonte në Rio, Greqi dhe konsiderohet nga ELAS si “kokë” në tregtinë dhe trafikun e drogës në Patra dhe Egialia.
Gjatë operacionit policor në fillim të dhjetorit 2022, u arrestuan katër anëtarë të organizatës kriminale, mes të cilëve edhe dora e “djathtë” e 38-vjeçarit, ndërsa ai kishte arritur të arratisej