Policia italiane ka arrestuar një shqiptar për prodhim të kanabisit brenda shtëpisë ku banonte.
Ai kishte krijuar një plantacion për kultivim të lëndëve narkotike.
25 vjeçari shqiptar, me profesion hidraulik, brenda shtëpisë të marrë me qira në zonën Pievë di Cadro në Itali, kishte krijuar të gjitha kushtet për mbjellje të lëndëve narkotike të llojit kanabis.
Mësohet se kishte ngritur një plantacion të vogël, në hapësirën ku edhe banonte, ndërsa derën e plantacionit e kishte fshehur pas një pasqyre.
Bëhet me dije se ai gjithë këtë ndërmarrje të paligjshme e kishte realizuar pa dijeninë e shokut të shtëpisë.
Policia ende nuk e ka bërë të ditur emrin e të arrestuarit shqiptar.