Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e italiane pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Shqiptari i arrestuar në Seriata është identifikuar si Emiliano Keçi.
38 vjeçarit shqiptar iu sekuestruan në banesën që sapo kishte marrë me qera 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe një sasi e vogël heroine.
Droga e sekuestruar nga policia e Seriate, e mbështetur dhe nga kolegët e Bergamos, nëse do të shitej në treg do të arrinte një vlerë rreth 3 milionë euro.
Mbi pakot e lëndës narkotike, ishte shënuar dhe emri i çdo qyteti italian ku do të dërgohej./ Opinion.al E.Xh.