Kronikë

Shqiptari arrestohet në Itali me 3 milionë euro drogë


               Publikuar në : 20:43 - 12/07/19 |
Opi Nion

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e italiane pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptari i arrestuar në Seriata është identifikuar si Emiliano Keçi.

38 vjeçarit shqiptar iu sekuestruan në banesën që sapo kishte marrë me qera 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe një sasi e vogël heroine.

Droga e sekuestruar nga policia e Seriate, e mbështetur dhe nga kolegët e Bergamos, nëse do të shitej në treg do të arrinte një vlerë rreth 3 milionë euro.

Mbi pakot e lëndës narkotike, ishte shënuar dhe emri i çdo qyteti italian ku do të dërgohej./ Opinion.al E.Xh.

Pas