Shatë persona, pjesë e një bande përgjegjëse për një sërë vjedhjesh janë arrestuar mëngjesin e sotëm, në Rimini të Italisë.
Mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë, 20-vjeçari Fatjon Vata, drejtuesi i grupit dhe kushëriri i tij Bardhok Sokoli, 21-vjeç.
Banda i përdorte paratë e vjedhura për të shkuar me prostitutat si dhe për të blerë kokainë, shkruajnë mediat italiane.
Zbulimi i tyre erdhi pas vendosjes së një detektori GPS i montuar në skuterët “T-Max” që përdornin anëtarët e bandës, ndaj edhe operacioni policor për kapjen e tyre u kodua “T-Max”./syri.net