Pas humbjes që skuadra jonë kombëtare pati me mbrëmjen e djeshme me ekipin e Izraelit, arbitri turko-gjerman Deniz Ajtekin, është detyruar të mbyllë faqen e tij në facebook. Kjo për shkak të vërshimit të një lumi komentesh ofenduese nga tifozët shqiptarë, që nuk e kanë pranuar lehtë këtë humbje, pasojë edhe e dy kartonëve të kuq dhënë për Berat Gjimshitin dhe Etrit Berishën.
Pikërisht për këtë arsye, tifozët shqiptarë kanë hapur edhe një profil në rrjetin social Facebook, me emrin e arbitrit dhe pas cdo komenti që bëhej në faqe, administratori përgjigjej me një karton kuq, duke ironizuar kështu lehtësinë e dhënies së kartonëve nga ana e tij.
Ndërkohë, edhe në faqen ëikipedia tifozët kanë ndërhyrë duke ndryshuar informacionet e biografisë së albitrit me fjalë fyese.