Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirditë/20-vjeçarja i kërkon seks në pyll dhe më pas qëllon 7 herë me thikë të dashurin 

2016/11/13 at 9:41 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mirditë/20-vjeçarja i kërkon seks në pyll dhe më pas qëllon 7 herë me thikë të dashurin 

 


Një 20­-vjeçare nga Mirdita ka përfunduar në gjyq, pasi akuzohet për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ngjarja për të cilën akuzohet Manjola Gj. ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Kodër Rrëshen të Mirditës. E reja qëlloi me thikë 24-­vjeçarin Severjan Tusha. Fillimisht, policia lokale raportoi se ngjarja në fjalë ka ndodhur pasi djali kishte tentuar ta përdhunonte atë, ndërsa vajza kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Por, hetimet bënë që ngjarja të merrte një rrjedhë tjetër. Burime pranë hetuesve të çështjes pohuan për “Gazeta Shqiptare” se vajza kishte shkuar me dëshirën e saj në pyll dhe kishte rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale me djalin, por çdo gjë do të bëhej sipas dëshirës së saj. Pas plagosjes, Tusha u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën. Ndërsa vajza kishte marrë dëmtime të lehta në trup dhe u dërgua në spitalin e Rrëshenit, ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

HETIMET

Hetimet për këtë ngjarje u zhvilluan nga Prokuroria e Lezhës, ku ka rezultuar dhe është provuar se dy të rinjtë kanë rënë dakord për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi kanë pasur lidhje me njëri-­tjetrin. Gjatë bisedave që ata kanë zhvilluar me njëri­tjetrin, vajza i ka thënë: “Do bëjmë dashuri sipas metodës sime”. Djali ka pranuar kushtet e vajzës dhe në momentin që kanë shkuar në Kodër Rrëshen, 20­-vjeçaria e ka lidhur djalin me natriban pas peme. Më pas, vajza i ka mbyllur gojën dhe ka nxjerrë nga çanta thikën që kishte marrë me vete duke e qëlluar 7 herë 24­ vjeçarin Severjan Tusha. Ky i fundit mori plagë të rënda në disa pjesë të trupit, por për një moment mundi të shkëputej prej pemës. Në momentin që djali është liruar, ia ka marrë vajzës thikën nga dora dhe ka tentuar të largohej prej aty, por është ndihmuar nga banorët e zonës.

Gjithashtu, në sajë të hetimeve dhe nga dëshmitë që dy të rinjtë kanë pohuar, ka rezultuar se arsyeja e goditjes me thikë ka qenë se vajza dhe djali kanë debatuar. Për një moment, Manjola Gj. është irrituar, pasi djali i ka thënë se donte të martohej me të. “Të dua për bashkëshorte”, i ka thënë ai vajzës. Ndërkaq, burimet e sipërpërmendura thanë më tej për gazetën se dosja në ngarkim të 20­ vjeçares ka përfunduar në gjykatë 4 ditë më parë dhe tashmë pritet që togat e zeza të vendosin dënimin ndaj saj. Ndërsa, edhe pse fillimisht u raportua se 24­vjeçari Severjan Tusha akuzohej për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentativë, hetimi ndaj tij është pushuar, pasi nuk është provuar një pretendim i tillë i ngritur nga ana e vajzës. Kjo, pasi nga hetimet kishte rezultuar se dy të rinjtë kishin pasur lidhje me njëri­tjetrin. Më herët, gjatë seancës gjyqësore, vajza u la në masën e sigurisë “Ar rest shtëpie”, ndërsa djali në “Detyrim paraqitje”.

NGJARJA

Dy të rinjtë ishin nga i njëjti fshat dhe në datë 9 shkurt janë takuar me njëri-­tjetrin në pyll. Në atë moment ka ndodhur edhe plagosja, ku djali mbeti pothuajse pa ndjenja. Ashtu i gjakosur është munduar të largohet nga pylli për t’u dërguar më pas në spital nga banorët e zonës. Në atë kohë, vajza kishte pohuar në polici se ishte ajo që e kishte plagosur, pasi i riu kishte tentuar ta përdhunonte. Po ashtu, 20­ vjeçarja kishte treguar për uniformat blu se e mbante gjithmonë me vete thikën nga frika se mund t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe kur shkonte në pyll për punët e përditshme, që ishin edhe pjesë e jetës në fshat. (Gazeta Shqiptare)

Etiketa: qellon me thike te dashurinseks ne pyll


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Shkëmbim zjarri në mes të Athinës, policia ekzekuton 32-vjeçarin shqiptar 

Shkëmbim zjarri në mes të Athinës, policia ekzekuton 32-vjeçarin shqiptar 

Fier/ 17-vjeçarja e sëmurë me kancer, letër prekëse: Më falni që po iki, ju dua shumë 

Fier/ 17-vjeçarja e sëmurë me kancer, letër prekëse: Më falni që po iki, ju dua shumë 

Rezultatet dhe renditjet, ja si janë grupet e Shqipërisë dhe Kosovës

Mediat e huaja për ndeshjen: Izraeli fitoi falë gabimeve të shqiptarëve 
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}