Tre shqiptarë janë arratisur nga komisariati i policisë Argyroupoli në Athinë. Sipas mediave greke mësohet se shqiptarët arritën të largoheshin nga komisariati rreth orës 06:00 të mëngjesit duke shkulur hekurat e dritares.
Ata ishin arrestuar pasi akuzoheshin për vjedhje dhe trafik të lëndëve narkotike.