Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët që na krenojnë jashtë…

2016/04/24 at 9:35 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët që na krenojnë jashtë…

Aurenc Bebja, Francë – 23 Prill 2016

Rastet janë të shumta ku shqiptarët falë aftësive (talentit) të tyre dhe sipas fushave të ndryshme, më bëjnë të ndjehem krenar për faktin se kontribuojnë në rritjen dhe ruajtjen e vlerave të popullit shqiptar brenda dhe jashtë trojeve të tij. E kam të pamundur të mos përmend Eliza Dushkun me reportazhin e saj « Dear Albania », ose fotografin e talentuar Fadil Berishën, i cili ka fotografuar yje me famë botërore, apo yllin e popit, Rita Orën, që tashmë njihet kudo.

Nuk mund të anashkaloj gjithashtu, nobelistin në mjekësi Ferid Murad, shkrimtarin shqiptar më të njohur në botë, Ismail Kadare, shkencëtaren kozmologe Laura Mersini, aktorët James Belushi dhe Blerim Destanin, sopranon Inva Mula, kërcimtarin Tony Dovolani, futbollistin Lorik Cana, shkencëtarin Aref Mathieu, i cili sigurisht po hedh dritë mbi Kombin shqiptar, apo së fundmi edhe sportisten Majlinda Kelmendi që përveç faktit se fitoj në Kazan të Rusisë titullin kampjone e Evropës në xhudo, bëri gjithashtu që flamuri kosovar të ngrihet në vendin që e mohon më shumë, pas Serbisë, pavarësinë e Kosovës.

Në Shqipërinë postkomuniste dhe Kosovën e pavarur, Made in Albania po rritet çdo ditë, falë ambasadorëve të mësipërm, por edhe të tjerëve, të rinj, që fatmirësisht po shtohen dhe kontribuojnë të flitet akoma dhe më shumë për Kombin tonë.

Për shembull, mbrëmjen e 21 prillit, rastësisht, po dëgjoja dhe shikoja NRJ Music Francë (Televizion dhe radio prestigjoze franceze), kur papritur shfaqet një videoklip shqip. Bëhet fjalë për këngëtaren Era Istrefi, ku me këngën e saj « Bonbon » bëri që shqipja të tingullojë sadopak edhe në Francë. Pavarësisht shijeve muzikore, ky fakt më gëzoj tej mase dhe mendoj se është një sukses për tu vlerësuar.

Po ashtu, para disa ditësh, me 12 prill, Dua Lipa këndoj në emisionin prestigjoz « Grand Journal » të Canal +. Gazetarët e pranishëm vlerësuan talentin e këngëtares dhe përmendën gjithashtu origjinën e saj shqiptare. Pothuajse në të njëjtën kohë, me 11 dhe 12 prill, ARTE Francë transmetoj një reportazh në dy pjesë për Shqipërinë me titullin « L’Albanie inconnue», ku bëri një përshkrim sa të vërtetë dhe të bukur mbi vendin tonë.

Pra ka interes ose kuriozitet për ditur më shumë për shqiptarët.

Megjithatë, krenar nuk më bëjnë vetëm shqiptarët si individë por edhe si grup. Për shembull vlerësoj sjelljen shembullore të Tifozëve kuq e zi në ndeshjen miqësore Itali – Shqipëri të 19 nëntorit 2014 ashtu si dhe pjesmarrjen e Kombëtares shqiptare të futbollit në kampionatin evroprian që do të zhvillohet në Francë. Vlerësoj distancimin nga klasa politike dhe veprimtarinë e « Nisma #Thurje » ashtu si edhe veprimtarinë e « Fundjavë Ndryshe » ku personalitete të njohura i bashkangjiten për të ndihmuar njerëzit apo familjet në nevojë. Vlerësoj veprimtarinë e shoqatës « Rrënjët Shqiptare » që organizon ndër të tjera paradën përvjetore shqiptare në SH.B.A dhe shoqatën panshqiptare « Vatra » e cila mbron prej më shumë se 100 vitesh çështjen e popullit shqiptar.

Si përfundim, të gjithë këta shqiptarë*, dhe shumë e shumë të tjerë që nuk janë përmendur këtu, kontribuojnë me mënyrën e tyre në rritjen dhe ruajtjen e vlerave të Kombit tonë. Uroj që edhe klasa politike mbarë shqiptare të ndjekë këtë shembull, që e angazhon atë të privilegjojë bashkimin ndaj përçarjes, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, Mal të Zi, Maqedoni apo Camëri.

Shqiptarët meritojnë më shumë …

Ju sugjerojmë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Para
Rama komenton tërheqjen e Dokles, anashkalon Daden

Rama komenton tërheqjen e Dokles, anashkalon Daden

Rroftë Rrota

Nuk armatosen dhitsat...

Ushqimet që luftojnë celulitin…

Ushqimet që luftojnë celulitin...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com