Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Shqiptare e ndyrë’, vajza me shami sulmohet në qendër të Shkupit

2017/02/27 at 9:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Shqiptare e ndyrë’, vajza me shami sulmohet në qendër të Shkupit

Një studente myslimane me shami nga qyteti i Shkupit, Sumeja Ademi ka rënë pre e sulmit bashkë me shoqen e saj nga tre persona të krishterë, raporton Anadolu Agency (AA). Vajza, e cila bashkë me shoqen e saj të universitetit u sulmuan nga një grup të rinjsh, dy meshkuj dhe një femër, shpjegon për AA se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit teksa ishin ulur në një stol. Në kohën kur pranë tyre kaloi grupi, siç thotë Sumeja, duke mos ditur se shoqja e saj është maqedonase ata ndaluan dhe filluan t’i provokojnë me fjalë si ‘shqiptarë të ndyrë’, ‘terroristë të mallkuar”.


Pasi 19-vjeçarja dhe shoqja e saj nuk kanë reaguar dhe kanë vendosur të tërhiqen, pas disa minutave përsëri janë takuar me të njëjtin grup, ndërsa vajza vendosi t’i pyes se çfarë është problemi, pse u sulmuan dhe çfarë të keqe u ka bërë. Agresorët i janë përgjigjur se i bezdis veshja e saj, pas së cilës ka reaguar shoqja krishtere duke e mbështetur Sumeja-n, gjë e cila ka ngjallur zemërim tek grupi i tre personave maqedonas. Në atë moment, vajza nga grupi i sulmuesve është përpjekur t’ia heq shaminë Sumeja-s, mirëpo pas disa lëndimeve të lehta kanë arritur të largohen.

“Filluan mua të më quajnë se jam terroriste, shqiptare e ndyrë dhe se ky është një vend i krishterëve dhe një ditë të gjithë neve do të na dëbojnë. Djali më kapi dorën dhe filloi të më tërheq zvarrë duke më porositur të largohem nga ky vend. Me shoqen time arritëm të tërhiqemi, por ata qëndronin pas nesh dhe na thonin ‘terroristë islamik, zhdukuni nga keni ardhur në Arabinë Saudite, ky vend është i krishterëve’. Rreth nesh kishte shumë njerëz, askush nuk ndërhyri. Të gjithë qëndronin të heshtur dhe shikonin nga anash”, deklaroi Sumeja për AA.

19-vjeçarja: Kryqi simbolizon fenë e tyre, shamia simbolizon fenë time
19-vjeçarja që u sulmua thotë se në Shkup është rritur dhe jeton, ndërsa sulmi të cilin nuk e ka imagjinuar se mund t’i ndodh, nuk e ka shokuar, por e ka tronditur tej mase. Ajo thotë se ky rast nuk do të ketë efekt që të ndalojë të shoqërohet me maqedonas, turq apo me përkatësitë tjera etnike që jetojnë në Maqedoni.

“Kjo shami nuk është një simbol i terrorizmit, por është simbol i një feje. E njëjtë sikurse një maqedonas që mban kryqin, që është simbol i fesë së tyre, edhe kjo shami është simboli fesë sime. Ashtu si unë që respektoj simbolin e tyre, ashtu duhet ata të respektojnë simbolin tim, sepse jetojnë në shekullin e 21 dhe duhet të ketë harmoni, dashuri dhe paqe mes nesh, e jo urrejtje”, shprehet Sumeja, duke porositur se jeta mbetet për të rinjtë që nesër të përhapin paqen, e jo të urrehen dhe të ndahen në bazë fetare ose kombëtare.

Sipas saj, kjo ngjarje e pakëndshme ndodhë për arsye të situatës aktuale politike në Maqedoni. Ajo apelon që qytetarët e Maqedonisë, veçanërisht të rinjtë mos bien në provokime dhe manipulime politike, por të luftojnë që të ketë harmoni mes qytetarëve këtij vendi multi-etnik dhe multi-kulturor, pa marrë parasysh se cilës fe apo përkatësi etnike i takojnë. “Sot mua më ndodhi, nesër mund t’i ndodh dikujt tjetër. Jo vetëm një shqiptari, por mund edhe një shqiptar apo një turk të sulmojë një maqedonas. Mos të lejojmë një gjë të tillë të ndodh, por të kontribuojmë për paqe dhe harmoni mes nesh”, apelon Sumeja tek qytetarët e Maqedonisë.

Burimi: BW

Etiketa: maqedonishqiptarjavajza me shami


Ju sugjerojmë

Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

6 Qershor, 2026 11:29 am
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

6 Qershor, 2026 11:18 am
Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
Bota

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

6 Qershor, 2026 10:42 am
Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
Kronikë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

6 Qershor, 2026 9:57 am
Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
Bota

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

6 Qershor, 2026 9:46 am
Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn
Bota

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

6 Qershor, 2026 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse

6 Qershor, 2026 9:08 am
Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona
Kronikë

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona

6 Qershor, 2026 9:06 am
Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private
Kryesore

Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private

6 Qershor, 2026 9:01 am
“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit
Aktualitet

“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit

6 Qershor, 2026 8:54 am
Para
Bregu: Ja oferta që më bëri Kryeministri Rama

Bregu: Ja oferta që më bëri Kryeministri Rama

Muri i Kryeministrisë pushtohet nga mesazhet kundra Ramës

Muri i Kryeministrisë pushtohet nga mesazhet kundra Ramës

Vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi i përfshirë në vrasjen e Elton Çiçës

Vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi i përfshirë në vrasjen e Elton Çiçës
















TE FUNDIT

Berisha akuza Ramës: Skandal, përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
6 Qershor, 2026

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministri Rama se me anë të sistemeve mbrojtëse kundër sulmeve digjitale iraniane, përgjon...

Lexo më shumë

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka pësuar humbje të konsiderueshme në kapacitetin e tij ushtarak, duke...

Lexo më shumë

Putin: Nuk shoh arsye për t’u takuar me Volodymyr Zelensky

Moska konfirmon deklaratat e Trump: Një pjesë e konsiderueshme e Ukrainës dëshiron të jetë ruse
6 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi sot se aktualisht nuk sheh arsye për një takim kokë më kokë me presidentin ukrainas,...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
6 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}