Shqipëria ka humbur edhe dy vende të tjera në renditjen mujore të FIFA-s. Kombëtarja e Shqipërisë është rënditur në muajin nëntor në vendin e 38-të dhe arsyeja për rënien janë dy barazimet me Kosovën dhe Gjeorgjinë, të cilat e kanë zhvendosur nga vendi i 36 në të 38-të. Në vendin e parë vazhdon të jetë Belgjika e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja, ndërsa pesëshen e parë e mbyllin Gjermania dhe Kili.