Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

2025/06/04 at 4:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria, tërheqëse edhe për turistët e largët

“Nëse ecën këto ditë rrugëve të Tiranës, është e pamundur të mos vësh re mozaikun e gjuhëve që dëgjohen, nga anglishtja në italisht, gjermanisht, frëngjisht e deri në kinezçe. Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më shumë ndërkombëtar, ku mbizotërojnë flukset nga Europa”, raporton gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.

Ndërsa hyrjet nga Kosova vazhdojnë të kryesojnë, italianët mbeten të dytët si grupi me fluksin më të lartë të hyrjeve në Shqipëri.

Të dhënat e Ministrisë së Turizmit tregojnë se në 4 muaj në vendin tonë kanë ardhur mbi 301 mijë italianë, 7% më shumë sesa në po të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Për këtë vit, shtimet më të mëdha në përqindje vijnë nga tregje më pak tradicionale si Finlanda, Izraeli dhe India, duke reflektuar kështu një rritje të interesit edhe nga tregjet e largëta.

“Është një nga vendet ku nuk kam qenë ndonjëherë më parë, është shumë bukur, njerëzit janë miqësorë dhe ushqimi është i shkëlqyer”, thotë një turist.

“Do t’ua sugjeroja të tjerëve që të vijnë ta shohin Shqipërinë për pushime, kemi ardhur nga Britania”, shprehet një tjetër.

“Çmimet janë të drejta, nisur nga ushqimi dhe deri tek ato që shohim në supermarkete”, shton një tjetër.

Rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe hyrjet nga Austria, Gjermania dhe Franca, specifikisht me 48%, 41% dhe 40%.

“Shqipëria është destinacioni i vitit në Francë, jemi shumë të lumtur që jemi këtu”, thotë një turist.

“Besoja se gjërat nuk ishin dhe aq mirë këtu në Shqipëri, por tani që i shoh, mendoj se janë shumë më mirë nga sa mendoja. Jam nga Greqia”, vijon një tjetër.

“Prindërit e mi kanë qenë këtu para dy vitesh dhe më treguan që ishte shumë bukur, kështu që doja ta shihja edhe unë”, vijon një tjetër turist.

Sakaq, ajo që bie në sy këtë vit është rënia e vizitorëve nga Kosova me 7%, nga 894 mijë që pati vitin e kaluar në 834 mijë këtë 4-mujor të parë.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
-U tha në Opinion

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

24 Nëntor, 2025 10:41 pm
Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
Kronikë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

24 Nëntor, 2025 9:56 pm
Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
Bota

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

24 Nëntor, 2025 9:17 pm
Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Para
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

TE FUNDIT

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim

Tenderi për lotin e katërt të Unazës, Lala: Balluku është nën hetim
24 Nëntor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala, foli më tepër, në lidhje me hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lala...

Lexo më shumë

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur

Vetëdorëzimi para RENEA-s, një prej të dyshuarve në Orosh është i plagosur
24 Nëntor, 2025

Pas afro 15 orësh të rrethuar nga RENEA dhe forca të shumta policie, janë vetëdorëzuar Julian Cumrraku dhe Arben Uka....

Lexo më shumë

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së

Josep Borrell: SHBA-të nuk mund të konsiderohen më aleate të BE-së
24 Nëntor, 2025

Ish-përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, është shprehur se SHBA-të nuk mund të konsiderohen më...

Lexo më shumë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com