Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria shënon numër rekord vdekjesh në 9 muajt e parë të vitit

2020/11/12 at 2:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Numri i vdekjeve është rritur me shpejtësi në tremujorin e tretë, teksa Shqipëria hyri në valën e dytë të koronavirusit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë 2020 u shënuan gjithsej 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë të këtij viti kanë humbur jetën 6,294 persona, nga 5,006 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total janë shënuar 1,288 vdekje më shumë. Kjo rritje sugjeron se jetët e humbura nga koronavirusi mund të jenë shumë më të larta sesa raportohen deri tani (Zyrtarish deri dje raportohen 590 të vdekur nga koronavirusi, por këto janë raportimet vetëm të atyre që humbin jetën në spital dhe janë diagnostikuar me Covid-19).

Të dhënat historike tregojnë se tremujori i tretë 2020 ka shënuar një nivel rekord vdekjesh të paktën që prej vitit 2011, kur raportohen të dhënat nga INSTAT.

INSTAT ka rishikuar të dhënat edhe për tremujorin e parë 2020, duke i rritur ndjeshëm statistikat (për shkak të karantinës së marsit, të dhënat ishin paraprake). Edhe në tremujorin e parë numri i vdekjeve të shënuara ishte rekord, prej 6,115 persona, për të rënë ndjeshëm në të dytin, në 4,989 humbje jete, që përkon me periudhën kur vendi ishte në karantinë.

Në total për 9 mujorin janë shënuar gjithsej 17.4 mijë jetë të humbura. Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, kjo shifër është rreth 9% më e lartë sesa mesatarja historike e 9 viteve, 2011-2019. Numri i vdekjeve për 9 mujorin, ia kalon vitit 2015 që deri tani kishte shënuar rekordin e dekadës së fundit.

Ndërsa vetëm për tremujorin e tretë 2020, vdekjet janë gati 30% më të larta sesa mesatarja historike e periudhës 2011-2019 (mesatarja e 2011-2019 është 4,988 persona).

Mesatarisht në tremujorin e tretë kanë humbur jetën 68 persona në ditë nga 60 që ishte mesatarja e 2019.

Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2020,në të dymbëdhjetë qarqet e vendit shënohet rritje e numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në  tremujorin e  tretë2020,numri  më  i  vogël  i  vdekjeve  regjistrohet  në  qarkun  e  Kukësit,  me  138 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.706 vdekje. Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Vlorës, me 2,6%, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e ka qarku i Lezhës, me 46,4%./ Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
Aktualitet

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

13 Korrik, 2025 10:15 am
Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Para
Qyteti që nuk fle kurrë, lehtëson masat e izolimit

Nju Jorku vendos kufizime të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Njerëzit me ngjyrë janë dy herë më të rrezikuar nga infektimi me COVID-19

Njerëzit me ngjyrë janë dy herë më të rrezikuar nga infektimi me COVID-19

“Kam dobësi me mushkëritë”, shëndeti i Janullatos pas infektimit me COVID

“Kam dobësi me mushkëritë”, shëndeti i Janullatos pas infektimit me COVID

TE FUNDIT

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi

Shkodër/Sekuestrohen mbi 2 mijë bimë kanabis, procedohen penalisht 2 roje mjedisi
13 Korrik, 2025

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Sipas uniformave blu mësohet se janë...

Lexo më shumë

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
13 Korrik, 2025

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga nga policia, pasi kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra...

Lexo më shumë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
13 Korrik, 2025

Prodhuesit e pemëtarëve për industri janë të paktë në vendin tonë. Në fshatin Lapardha të Beratit prodhohet pikërisht pjeshkë për...

Lexo më shumë

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
13 Korrik, 2025

Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien propozoi kufizim balancues të numrit të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane. Propozimi i saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com