Kryesore

“Shqipëria rënie në qeverisje demokratike”, reagon presidenti Meta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 06/05/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës “Freedom House”, e cila kishte konstatuar se Shqipëria ka përkeqësim përsa i përketë demokracisë në vend, rënia në qeverisje dhe rënie proces zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se gjetjet në raportin e “Freedom House”, ja një kambanë e fortë alarmi.

Ndër të tjera Meta shkruan se është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian,

Reagimi

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”.

Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.

Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme./ Opinion.al

Pas