Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shqipëria po zbrazet”, Jorida Tabaku: Më 11 maj diaspora do të votojë për një ndryshim real!

2025/02/04 at 6:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqipëria po zbrazet”, Jorida Tabaku: Më 11 maj diaspora do të votojë për një ndryshim real!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin mbi zbrazjen e Shqipërisë. Në një video në rrjetet saj sociale, Tabaku theksoi se në 10 vitet e fundit, popullsia është zvogëluar me 15%, sipas të dhënave të vetë qeverisë, një tregues dramatik i largimit të shqiptarëve për shkak të mungesës së mundësive dhe një ekonomie të kapur nga oligarkët.

“Çdo orë largohen gjashtë të rinj, ndërsa çdo vit Shqipëria humbet një qytet të tërë – sa Gjirokastra. Ky nuk është një trend natyral, por një pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të dështuara të kësaj qeverie, që ka monopolizuar ekonominë dhe ka mbyllur çdo derë për të rinjtë dhe shtresën e mesme,” u shpreh Tabaku.

Ajo vuri theksin se largimi masiv i shqiptarëve nuk është thjesht një problem social, por një krizë kombëtare, e cila po sjell plakjen e popullsisë dhe shkatërrimin e perspektivës për zhvillim afatgjatë.

“Kemi një qeveri që i sheh qytetarët e saj si një problem që duhet të largohet, jo si një aset që duhet të mbështetet. Ata që sot ndodhen jashtë vendit nuk janë larguar nga dëshira, por nga mungesa e mundësive këtu, ” tha ajo.

Për herë të parë, më 11 maj diaspora shqiptare do të votojë, ndërsa sipas Tabakut ky moment duhet të shërbejë si një mundësi për të reflektuar mbi dështimet e qeverisë. Ajo theksoi se ndërsa mijëra shqiptarë votojnë nga jashtë, Shqipëria po përjeton një zbrazje të rrezikshme, që rrezikon të kthehet në një fenomen të pakthyeshëm.

“Ata që janë sot jashtë duhet të kenë një arsye për t’u kthyer. Nuk mjafton vetëm e drejta e votës, nëse qeveria nuk ofron zgjidhje për ekonominë, për pagat, për pensionet dhe për një treg të hapur ku të gjithë kanë mundësi të barabarta. Shqipëria ka nevojë për një paketë emergjence që ndalon hemorragjinë e largimeve dhe i jep frymëmarrje ekonomisë, ” deklaroi Tabaku.

Ajo prezantoi disa nga hapat kryesorë që Partia Demokratike do të ndërmarrë për të kthyer këtë krizë në mundësi:

Paga të dinjitoze dhe kushte më të mira për të rinjtë, në mënyrë që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.
Pensione dinjitoze për të moshuarit, që të mos përjetojnë varfëri ekstreme në vitet e fundit të jetës së tyre.
Një ekonomi të hapur dhe konkurruese , ku çdo qytetar mund të zhvillojë një ide apo biznes pa qenë i detyruar të largohet jashtë vendit.

“ Shpopullimi është sfida më e madhe që ka Shqipëria sot, por kjo qeveri e ka të vetmin plan ta mohojë atë dhe të vijojë politikën e saj të përqendrimit të pushtetit dhe pasurisë në duart e një pakice. Më 11 maj, diaspora do të japë një mesazh të qartë për një ndryshim real. Ne do të punojmë që ky ndryshim të jetë i prekshëm për të gjithë ata që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri,” përfundoi Tabaku.

Ju sugjerojmë

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Para
Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Ilir Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore

Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Ilir Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore

Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze

Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze

Sekretari Rubio viziton Kosta Rikën dhe Guatemalën, temë imigrimi dhe siguria

Sekretari Rubio viziton Kosta Rikën dhe Guatemalën, temë imigrimi dhe siguria

TE FUNDIT

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin 'Skënderbej' fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit....

Lexo më shumë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
14 Maj, 2025

Teksa në Parkun Olimpik po vazhdon numërimi i votave të diasporës, përplasje mes partive politike për zarfat e ardhur nga...

Lexo më shumë

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
14 Maj, 2025

“Zjerm” dhe Shkodra Elektronike ndezën emocionet dhe krenarinë shqiptare në zemër të Zvicrës, në Bazel, duke e çuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com