Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze

2025/02/04 at 6:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hyjnë në fuqi tarifat amerikane për mallrat kineze

Tarifat e reja amerikane për mallrat kineze hynë në fuqi të martën, me Kinën që njoftoi menjëherë vendosjen e tarifave për importet amerikane si kundërpërgjigje.


Kina tha se do të vendoste tarifa prej 15 për qind për qymyrin amerikan dhe gazin natyror të lëngshëm, si dhe tarifa prej 10 për qind për naftën e papërpunuar, makineritë bujqësore dhe disa lloje makinash.

Masat amerikane përfshijnë një tarifë prej 10 për qind për të gjitha mallrat kineze, të cilën Presidenti Donald Trump e shpalli në një përpjekje për të ushtruar trynsi mbi Kinën që të ndërmarrë veprime për të parandaluar kontrabandën e fentanilit në Shtetet e Bashkuara.

Qeveria amerikane e ka identifikuar Kinën si një burim kryesor të kimikateve të përdorura nga kartelet meksikane të drogës për të prodhuar fentanil.

Kina ka thënë se ka ndërmarrë hapa për të goditur industrinë dhe tregtinë e paligjshme të drogës.

“Shpresoj që Kina do të ndalojë së dërguari fentanil dhe nëse jo, tarifat do të rriten ndjeshëm”, tha Presidenti Trump.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, tha të hënën se Presidenti Trump do të bisedonte me presidentin kinez Xi Jinping në ditët në vijim.

Presidenti Trump shtyu për një muaj hyrjen në fuqi të tarifave prej 25 për qind për eksportet nga Meksika dhe Kanadaja, pasi bisedoi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Zonja Sheinbaum tha se do të dërgojë 10,000 trupa të Gardës Kombëtare në përpjekje për të frenuar rrjedhën e fentanilit në SHBA.

“Meksika do të përforcojë kufirin verior … për të ndaluar trafikun e drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, në veçanti fentanilin”, shkroi Presidentja Sheinbaum në platformën X pasi bisedoi me zotin Trump. “Shtetet e Bashkuara angazhohen të punojnë për të ndaluar trafikimin e armëve me precizion të lartë në Meksikë”.

Udhëheqësja meksikane shtoi se të dyja vendet do të vazhdojnë bisedimet për sigurinë dhe tregtinë dhe se “tarifat janë pezulluar për një muaj duke filluar nga sot”.

Kryeministri Trudeau tha se Kanadaja do të vendosë teknologji dhe personel të ri përgjatë kufirit të saj me Shtetet e Bashkuara për të ndaluar rrjedhën e fentanilit.

“Sapo zhvillova një telefonatë pozitive me Presidentin Trump”, tha zoti Trudeau në X. “Tarifat e propozuara do të pezullohen për të paktën 30 ditë ndërsa ne punojmë së bashku.”

Të dy, Presidentja Sheinbaum dhe Kryeministri Trudeau, që përfaqësojnë dy nga tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së së bashku me Kinën, protestuan ndaj planeve të Presidentit Trump për tarifat dhe u zotuan për veprime hakmarrëse./voa



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Sekretari Rubio viziton Kosta Rikën dhe Guatemalën, temë imigrimi dhe siguria

Sekretari Rubio viziton Kosta Rikën dhe Guatemalën, temë imigrimi dhe siguria

Gazment Bardhi vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit: SHBA mbetet aleati ynë kyç, Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Gazment Bardhi vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit: SHBA mbetet aleati ynë kyç, Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

“Shqipëria mori 189 milion $ në 4 vite”, Grenell publikon listën e ‘shpenzimeve’ të USAID në Ballkan

“Shqipëria mori 189 milion $ në 4 vite”, Grenell publikon listën e 'shpenzimeve’ të USAID në Ballkan
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}