Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

2024/05/18 at 8:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.


Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.

Shqipëria “në radhë” për punëtorë nga Filipinet

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit pak ditë më parë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë në Shqipëri bënë të ditur se Qeveria është në negociata për të sjellë punëtorë të huaj të kualifikuar.

“Ministria e Ekonomisë po bën përpjekje të mira për të marrë punonjës cilësorë nga tregu i huaj. Ajo që po them si një e re që do të ndodhë shumë shpejt, është që jemi në përfundim të një kontrate me një shtet që ka punonjës të kualifikuar në disa industri, përfshirë atë të turizmit, por edhe të veshjeve”, tha Albin Gega, drejtor i përgjithshëm i Punësimit dhe Arsimit Profesional në Ministrinë e Ekonomisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të mundësojë që, krahas trajnimeve dhe rritjes së cilësisë së punëtorëve, të plotësohen edhe nevojat e tregut për punonjës të kualifikuar.

Më pas ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në një intervistë për Televizionin Klan bëri të ditur se për cilin shtet bëhet fjalë.

“Po bëjmë negociata me Filipinet. Po ta shikosh radhën e vendeve që nga Austria, e vende të tjera… plot. Tridhjetë e tetë vende evropiane janë në radhë për të nënshkruar marrëveshje me Filipinet për krahun e punës”, tha Rama.

Ai nuk foli për shifra, por përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të punësimit thonë se po diskutohet për 30-40 mijë punëtorë të kualifikuar.

Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, prej vitit 2019 deri në vitin 2023 janë dhënë 24.590 leje pune për shtetas të huaj, por nuk ka asnjë të dhënë se sa prej tyre janë aktualisht në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e tyre vjen nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Italia. Ata, kryesisht, janë të punësuar në sektorët e turizmit, manifakturës dhe ndërtimit.

Pse të rinjtë zgjedhin të punojnë jashtë Shqipërisë?

Një studim i qendrës “Studime Ekonomike dhe Sociale”, i publikuar tre vjet më parë, tregonte se grup-mosha 18-40 vjeçe dhe pjesa më e arsimuar e tyre kërkojnë të largohen nga Shqipëria për “një punë të dinjitetshme, paga dhe kushte më të mira”.

Studimi tregonte gjithashtu për ndryshimin e thuajse të gjitha tendencave. Kështu, nëse në vitin 2007 ishte tendenca të emigronin persona të pakualifikuar dhe persona të paarsimuar, më 2019 rezultoi se dëshironin të migronin më shumë persona me arsimim të mesëm dhe profesional, e sidomos ata me arsimim universitar.

Gjithashtu, nuk synohet më Italia apo Greqia, por Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Po sipas studimit, të rinjtë që studiojnë jashtë Shqipërisë, nuk duan më të kthehen.

Po cilat janë arsyet?

Aurora Barçi, e lindur dhe rritur në Burrel, u largua nga Shqipëria në vitin 2010 dhe nisi studimet në Universitetin e Torinos në Itali, në degën “Bankë, bursë e sigurime”.

“Italia kishte shumë përparësi financiare dhe ofronte bursa studimi, si dhe kushte shumë të mira për studentët, si: konvikte të rehatshme, ushqim cilësor me çmime të reduktuara në menzat e universiteteve, taksa minimale për studentët që merrnin bursë, abonim për transportin publik dhe sigurim shëndetësor me çmim të reduktuar”, thotë Aurora.

“Një tjetër përparësi ishin bursat e studimit shtesë, që u jepnin studentëve mundësinë për të punuar në ambiente të ndryshme universitare, si për shembull: laboratorët e informatikës, zyrat e informimit etj. Këto bursa varionin nga 100 deri në 300 orë në vit dhe jepeshin në bazë të meritokracisë, me pagesa nga 9 deri në 11 euro për orë”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.

Thotë, po ashtu, se pikërisht mungesa e meritokracisë në Shqipëri, ka qenë një arsye për të që të largohet dhe të mos e mendojë kthimin.

“Gjermania, vendi ku aktualisht jetoj prej shtatë vjetësh, ofron kushte të mira pune, pagesa minimale prej 12.41 eurosh në orë dhe orare pune të rregullta – tetë orë në ditë. Respektohen ditët e pushimit, pagesa për orët shtesë, lejet vjetore, leja e lindjes…”, thotë Aurora.

“Për fatin tonë të keq, Shqipëria është shumë larg këtij standardi”, sipas saj.

Edhe Eneda Tollja, e cila prej pak kohësh i përfundoi studimet në Angli, thotë se nuk e mendon kthimin në Shqipëri.

“Punoj si mbikëqyrëse në një restorant. Sigurisht, synoj për vend tjetër pune, që lidhet me shkollimin tim. Kam ardhur si studente ‘masteri’, pasi ‘bachelorin’ e kam kryer në Shqipëri për degën Ekonomi”, thotë ajo.

“Nuk mendoj të kthehem, sepse e di që këtu në Birmingam mundësitë janë të mëdha, kam investuar shumë për veten. Nuk e di se sa do të vlerësohet investimi im për veten nëse kthehem, pagat nuk janë të mira në Shqipëri”, thotë Eneda për Radion Evropa e Lirë.

Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare është 75.000 lekë apo 750 euro. Por, 60 për qind e të punësuarve e kanë pagën më të ulët se mesatarja.

Biznesi vuan për punëtorë, mirëpret marrëveshjen

Biznesi në manifakturë, apo prodhim veshjesh e këpucësh, është ndër sektorët me më shumë mungesa të punonjësve.

Florian Zekja, nga shoqata “Pro-Eksport” që përmbledh biznese të manifakturës, thotë se marrëveshja me Filipinet do të jetë një zgjidhje e mirë për biznesin, që nuk po gjen dot punonjës të kualifikuar.

“Që një punëtor, një i ri ka ambicie të ikë dhe të punojë jashtë vendit, nuk ka asnjë gjë të keqe… të shkojë ku është më mirë për të. Nuk mendoj se biznesi, në përgjithësi, nuk siguron pagë dhe kushte sipas vendeve të punës. Por, për këtë boshllëk të krijuar, sigurisht që duhet gjetur një zgjidhje se si të plotësohet. Në këtë kuptim, biznesi e mirëpret një marrëveshje shtetërore për punëtorë”, thotë Zekja për Radion Evropa e Lirë.

Jeta Hoxha, drejtuese e një agjencie turistike në Shqipëri, thotë se me bumin turistik që po përjeton Shqipëria, mungesa e punëtorëve në këtë sektor është problem i madh.

“Kjo [me Filipinet] është një zgjidhje mjaft e mirë, sepse na ka ndodhur shpesh që punëtorë nga vende të treta janë larguar, por fakti se do të jetë shteti në mes, mendoj se është njëfarë garancie që të mos largohen”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ekspertët: Nismë e vonuar dhe suksesi nuk është i sigurt

Eksperti i ekonomisë në Shqipëri, Fatos Çoçoli, e sheh marrëveshjen që pritet, si të vonuar.

“…por, më mirë vonë se kurrë”, thotë ai.

“Vendet përreth nesh, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia, këto marrëveshje i kanë realizuar prej vitesh. Na duhet fuqi punëtore e re, e kualifikuar. Kontratat do të jenë në nivel të ministrive, kështu që janë garancitë e duhura”, thotë Çoçoli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe ekspertja e punësimit, Kumrije Zika, e sheh të nevojshme një marrëveshje të tillë, edhe pse nuk është e bindur plotësisht në suksesin e saj.

Ajo është e mendimit se shteti shqiptar, ndër vite, duhej të kishte ndërmarrë hapa për t’i mbështetur punëtorët shqiptarë dhe për t’u ofruar paga e kushte pune më të mira.

“Në momentin që marrëveshja është ndërshtetërore, sigurisht që punëtori nuk mund ta përdorë vendin tonë si transit, pasi vjen në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Ajo vjen në një moment që biznesi ka nevojë dhe interes për të”.

“Në këtë rast, nuk shihet interesi i punëtorit shqiptar, por i biznesit dhe shtetit. Nëse do të shihej interesi i punëtorëve shqiptarë ndër vite, atyre do t’u ofroheshin paga më të larta, apo strehim, siç u ofrohet të huajve”, thotë Zika për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, mbetet të shihet nëse marrëveshja e pritshme, do të jetë e suksesshme.

Aktivisti: Po sjellim “skllevër modernë”

Për Rigels Xhemollarin, aktivist dhe përfaqësues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, zgjidhja e këtij problemi nuk mund të vijë nga jashtë.

“Edhe shteti gjerman kërkon punëtorë, por shteti gjerman nuk po i largon gjermanët për të marrë punëtorë. Ata po shkojnë vetë atje, sepse ka pagesa dhe kushte të favorshme. Kurse, shteti shqiptar nuk është duke e kthyer diasporën në vendin e tij”.

“Me këtë marrëveshje duket se ne do të marrim ‘skllevër modernë’ dhe do t’i fusim në tregun e punës, sepse në Shqipëri nuk garantohen të drejtat në vendin e punës, nuk ka kushte dhe siguri”, thotë Xhemollari.

Ai shton se studimet e larta në Shqipëri nuk i orienton tregu i punës, por “tregu në Gjermani apo vende të tjera”.

“Për mua është pa kuptim të mos garantojmë paga dhe kushte të duhura për të rinjtë shqiptarë, apo t’i aftësojmë ata përmes trajnimeve”, përfundon aktivisti./REL



Ju sugjerojmë

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

11 Korrik, 2025 1:22 pm
Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë

11 Korrik, 2025 1:14 pm
“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
Aktualitet

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

11 Korrik, 2025 1:13 pm
Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
Sport

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

11 Korrik, 2025 1:02 pm
Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur
Aktualitet

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

11 Korrik, 2025 12:59 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK aksion në Shkodër: Lëshohen 13 urdhërarreste, mes të arrestuarve dhe policë

11 Korrik, 2025 12:47 pm
Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë para SPAK, zbulohet data dhe ora
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton ankimimin më 17 korrik

11 Korrik, 2025 12:43 pm
I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos
Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

11 Korrik, 2025 12:33 pm
“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite
Aktualitet

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

11 Korrik, 2025 12:14 pm
Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

11 Korrik, 2025 12:12 pm
Para
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për “agjentë të huaj”

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për “agjentë të huaj”

“Skyscanner”: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri

“Skyscanner”: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri

Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Kompania nuk ka përparësi sigurinë

Ish-drejtuesi i lartë i 'OpenAI': Kompania nuk ka përparësi sigurinë
















TE FUNDIT

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
11 Korrik, 2025

Prokuroria e Tiranës, ka vendosur që t’i sekuestrojë pasuritë shtetasit Paris Prenga, një emër ky i njohur në botën kriminale...

Lexo më shumë

Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë

Vlorë/Nënë e bijë rrezikojnë mbytjen në det, dërgohen në spital në gjendje të rëndë
11 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur këtë të premte në Vlorë. Rreth orës 12:00, në plazhin “Uji i...

Lexo më shumë

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..

“Legalizimet të mbyllen brenda 2028”, Rama për ndërtimet pa leje: Burg për..
11 Korrik, 2025

Në takimin që po mban në Vlorë me kryebashkiakët e vendit, kryeministri Rama u ndal përsëri tek Vlora, ku përmendi...

Lexo më shumë

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
11 Korrik, 2025

Përfaqësuesja e 16-vjeçarëve të Shqipërisë është kualifikuar në gjysmëfinalet e Divizionit C në Eurobasket. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elidon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com