Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, pak shanse për Europianin

2019/03/21 at 4:29 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria, pak shanse për Europianin

Policia e Shkodrës thotë se ka marrë të gjitha masat për zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Turqi, e cila do të luhet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi”.


Por ende pa u zhvilluar ndeshja, Shqipëria ka vetëm 20% të mundësi për të shkuar sërish në finalet e Europianit. “Gazzetta dello Sport” në numrin ditës së enjte renditi ekipet e favorizuar për të qenë në Euro 2020.
Një shans i ulët i kuqezinjve për të përsëritur suksesin e vitit 2016 sipas të përditshmes sportive italiane. Në Grupin H, ku ndodhet Shqipëria, më shumë mundësi ka Franca që duket se e ka sigurt një vend në finale me 90%. Pas saj shikohen si finalistë Islanda dhe Turqia me nga 45% secila. Moldavia dhe Andorra shikohen jashtë kësaj gare. Pak mundësi ka edhe Kosova.

MASAT E POLICISË

-Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.

-Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

-Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

-Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

-Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.

-Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.

-Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

-Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.

-Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

“Xhabije – Parrucë”
“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”
“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”
“Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”.

-Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17.00.

-Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

-Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00./Opinion.al

Etiketa: europiani


Ju sugjerojmë

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Bota

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

8 Janar, 2026 10:10 am
Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

8 Janar, 2026 9:35 am
Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
Aktualitet

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

8 Janar, 2026 9:15 am
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

8 Janar, 2026 9:10 am
Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

8 Janar, 2026 9:03 am
Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

8 Janar, 2026 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 janar 2026

8 Janar, 2026 8:57 am
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Para
Ralf Gjoni: Shkarkimin e Metës nuk do e votoja kurrë, kritika Kryemadhit

Ralf Gjoni: Shkarkimin e Metës nuk do e votoja kurrë, kritika Kryemadhit

Sulmi me bojë ndaj Gjonit, Kryemadhi: Rama është regjisori

Parlamenti po mbushet, ku ndryshon qëndrimi i SHBA ndaj atij të Metës

Video/ Atentati ndaj biznesmenit, autori qëlloi nga motori

“Kemi një killer profesionist”, detaje mbi atentatin në Shkodër
















TE FUNDIT

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
8 Janar, 2026

Qiproja, Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak. Megjithatë, Turqia është më e shqetësuar për blerjen gjithnjë e...

Lexo më shumë

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
8 Janar, 2026

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan. Pas ndërhyrjes,...

Lexo më shumë

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
8 Janar, 2026

Kapiteneria e Portit të Vlorës thotë se për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, nga kjo e enjte deri më...

Lexo më shumë

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
8 Janar, 2026

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës të shoqëruar me temperatura deri më minus...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com