Prej disa ditësh Shqipëria nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tërmetit, ku më i forti u regjistrua mëngjesin e së martës, duke lënë pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë, në orën 15:22 u regjistrua një tjetër lëkundje tërmeti me magnitudё 3.9 ballё të shkallёs rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Thumanë, ndërsa lëkundja ishte në thellësinë prej 2 km./ Opinion.al