Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar raportin vjetor për cilësinë e detit dhe ujit në të gjithë Europën, që shërben si guidë për turistët në prag të sezonit veror.
Shqipëria renditet ndër të fundit për cilësinë e ujit dhe deteve në vendet europiane, duke lënë pas vetëm Rumaninë.
Sipas raportit, Luksemburgu është vendi që kryeson listën, dhe ndiqet nga Qipro, Malta, Greqia, Kroacia, Italia, Gjermania dhe Austria.
Ndërsa vendi ynë ka më shumë ndotje se të gjitha vendet, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Raporti vëren se në total, cilësia e ujit dhe deteve është rritur në krahasim me një vit më parë, raporton “Washington Post”.