Sport

Shqipëria mposhtet në Çeki, nuk mjafton goli i Cikalleshit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:11 - 08/06/21 |
Opi Nion

Shqipëria është mposhtur me rezultatin 3-1 nga Çekia. I vetmi gol i shqiptarëve u shënua nga Sokol Cikalleshi.

Pjesa e parë e lojës ishte e dobët për kuqezinjtë, që lejuan Çekinë të rrezikojë disa herë. Selmani ndaloi Jankto në një moment të vështirë, ndërsa që në raste të tjera vendasit nuk kishin shënjestrën e duhur.

18 minuta lojë iu deshën Çekisë për të shënuar dhe e bënë me Schick, ndërkohë që mund të shënonin edhe të dytin derisa Cikalleshi vendosi t’i befasojë të gjithë duke shpikur një gol nga më shumë se 30 metra.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundi me rezultatin 1-1. Pjesa e dytë nisi me një Shqipëri që nuk po linte hapësira fillimisht, por Çekia ishte e vendosur të shënonte dhe Masopust me një gjuajtje nga jashtë zone.

Sokol Cikalleshi dy minuta më pas rrezikoi portën e vendasve, por nuk shënoi dot për shkak të portierit. Në fund Çekia realizoi edhe golin e tretë, me një goditje me kokë të Celustka. Bare në fund mund ta ngushtonte rezultatin, por u ndal nga shtylla./ Opinion.al

Pas