Një tërmet më magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit të kësaj të mërkure, në bregdetin e Adriatikut, 16 kilometra larg Lezhës.
Lëkundjet sizmike, u ndjenë shumë në Lezhë, Durrës, Tiranë, deri në Mal të Zi, por fatmirësisht pa lënë pas asnjë dëm material. Por edhe pse kjo lëkundje e tokës u shoqërua me pasgoditje, me magnitudë 2 të shkallës Rihter, sizmologët thonë se nuk ka vend për panik.
Për sizmologët lëkundje të tilla janë normale në një vend si yni, i cili rankohet mes vendeve me aktivitet sizmik të moderuar. Madje sipas tyre lëkundje të tilla me këtë magnitudë janë të nevojshme të ndodhin herë pas herë, pasi çlirojnë energjitë e akumuluara të thyerjeve tektonike.
Historiku i lëkundjeve më të forta sizmike në vendin tonë, tregon se më të shpeshta kanë qenë ato me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, përveçse më 1911 me epiqendër në Liqenin e Ohrit, ku magnituda e përllogaritur ishte 6.7.
Tv Klan