Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa politika industriale

2025/04/17 at 8:28 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa politika industriale

Vendet me prosperitet ekonomik u bënë të tilla nga zhvillimi i industrisë dhe novacionit teknologjik.

Shqipëria përveçse është vendi me industrinë më të pazhvilluar në Rajon dhe me gjerë, ende nuk ka një dokument formal mbi politiken industriale.

Raporti “Ndjekja dhe vlerësimi i performancës industriale dhe ndikimit të politikave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor” nga Këshilli i Bashkëpunimit rajonal vë në dukje se Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që nuk ka një dokument formal që të strukturojë politikën industriale të vendit.

Analiza referon se qeveria është në proces zhvillimi të strategjisë së saj industriale, por kjo nënkupton se vendi ende nuk ka prioritete dhe një strukturë që të ndërhyjë në përmirësimin e konkurrueshmërisë industriale, ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e bashkimit me tregun e përbashkët rajonal dhe evropian.

Raporti identifikon zhvillime të ndryshme midis vendeve të rajonit, duke theksuar se disa prej tyre kanë adoptuar dokumente formale që udhëheqin politikën industriale:

Psh Bosnja dhe Hercegovina nuk ka një politikë industriale të unifikuar për gjithë vendin. Megjithatë, entiteti i Republika Srpska ka zhvilluar një Strategji për Zhvillimin industrial, që synon të përmirësojë strukturën prodhuese dhe të nxisë investimet në sektorin industrial.

Kosova është ndër vendet më të fundit që kanë adoptuar një dokument formal në fushën e politikave industriale. Në vitin 2023 është pranuar “Strategjia për Zhvillimin industrial dhe Mbështetjen e Biznesit deri në vitin 2030”.

Ky dokument reflekton një angazhim për transformimin e sektorëve kryesorë, përfshirë edhe aspektet inovative dhe të përputhshme me përkushtimet për integrim në tregjet evropiane.

Mali i Zi ka filluar procesin e formulimit të politikave industriale që nga viti 2016. Dokumenti më i fundit, që mbulon periudhën 2019–2023, thekson rëndësinë e modernizimit të sektorit, përmirësimit të produktivitetit dhe rritjes së integrimit në zinxhirët globalë të furnizimit.

Ky dokument reflekton një orientim strategjik drejt diversifikimit të sektorëve dhe stimulimit të inovacionit.

Maqedonia e Veriut është një prej pionierëve në këtë fushë, pasi ka miratuar politikën e saj industriale që nga viti 2009. Dokumenti aktual, “Industrial Strategy of North Macedonia 2018–2027”, vendos një vizion afatgjatë dhe përfshin masa të orientuara drejt përmirësimit të kapaciteteve prodhuese, rritjes së inovacionit dhe integrimit në tregjet globale.

Ky dokument reflekton një përkushtim të fortë për rritjen e konkurrueshmërisë dhe reformën strukturore në sektorin industrial.

Serbia filloi me zhvillime të politikave industriale që nga viti 2011 dhe ka përditësuar strategjinë e saj për zhvillimin industrial në periudhën 2021–2030. Ky dokument synon të rrisë kapacitetin prodhues, të modernizojë sektorin përmes adoptimit të teknologjive të avancuara, dhe të rrisë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve publik dhe privat, duke integruar masa që mbështesin inovacionin dhe përputhshmërinë me standardet evropiane.

Formulimi i politikave industriale është ngushtësisht i lidhur me përpjekjet për të përshpejtuar integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian dhe për të përmbushur standardet dhe kërkesat e Evropës, veçanërisht në kontekstin e “Iniciativave si European Green Deal, New industrial Strategy for Europe” dhe iniciativave të tjera të mbështetura nga BE-ja.

Industria në recesion

Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit.Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.

Sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin.

Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra./ Monitor

Ju sugjerojmë

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
Aktualitet

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

30 Janar, 2026 11:26 am
Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
Aktualitet

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

30 Janar, 2026 10:40 am
Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
Aktualitet

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

30 Janar, 2026 10:19 am
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej
Bota

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej

30 Janar, 2026 10:02 am
I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari
Kronikë

I dënuar me burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari

30 Janar, 2026 9:23 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Kërcënimi i Trump ndaj Kanadasë, heq certifikimin e avionëve dhe tarifa 50%

30 Janar, 2026 8:45 am
OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët
Bota

OBSH për virusin vdekjeprurës Nipah: Rreziku i përhapjes përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026 8:42 am
A është dollari i dobët rrezik për Europën?
Bota

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

30 Janar, 2026 8:41 am
Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?
Bota

Virusi vdekjeprurës Nipah, çfarë është dhe pse po rriten kontrollet në aeroporte?

30 Janar, 2026 8:36 am
Para
Të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin sot para gjykatës

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë dalin sot para gjykatës

Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës për shkak të terrenit të vështirë, policia shpëton 7 turistët

Mbetën të bllokuar në kanionin e Nivicës për shkak të terrenit të vështirë, policia shpëton 7 turistët

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama: Më 16 Maj vendi ynë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama: Më 16 Maj vendi ynë do të jetë në vëmendjen e të gjithë botës

TE FUNDIT

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
30 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me një fermer gjatë takimit me përfaqësues të bujqësisë për Skemën Kombëtare...

Lexo më shumë

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
30 Janar, 2026

Gjatë konferencës vjetore, raportuesi i PE për Shqipërinë Andreas Schieder foli për situatën politike në vend, integrimin europian dhe luftës...

Lexo më shumë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
30 Janar, 2026

Nga Aurenc Bebja Gazeta e hungarezëve të Rumanisë “Ellenzék” ka botuar, me 3 korrik 1938, në faqen n°8, rrëfimin e udhëtimit...

Lexo më shumë

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë

Protesta e PD, raportuesi i PE: Demokracia me molotov nuk është e mirë
30 Janar, 2026

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, mbajti një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com