Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, bunkerët dhe turizmi

2016/04/08 at 5:28 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ “Bunkeri te Ministria e Brendshme nuk do të prishet”

Gjatë viteve 1970 dhe ’80, në Shqipëri u ndërtua një rrjet prej 700.000 bunkerësh të madhësive të ndryshme. Tani qeveria shqiptare po hap për publikun disa prej këtyre bunkereve dhe tuneleve të nëndheshëm, për t’i përdorur si objekte turistike.


Në qendër të Tiranës, nën Ministrinë e Brendshme, ndodhet një bunker që u ndërtua nga qeveria komuniste si strehim për zyrtarët për mbrojtjen nga armët bërthamore. Ky strehim përmban dhjetëra zyra me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,000 metra. Ai u ndërtua në fillim të viteve 1980 dhe ka një tavan çimentoje me trashësi 2.5 metra.

Zyrtari i Ministrisë së Brendshme Mehdi Sula sqaron se nuk ka pasur kurrë ndonjë situatë që ta bënte të nevojshëm përdorimin e këtij bunkeri.

“Ka pasur raste si në vitin 1997, ose rasti i vitit 1999 të luftës në Kosovë, kur e kemi bërë gati. Por edhe atëherë nuk u përdor.”

Bunkeri i nëndheshëm ka mure dhe dyer të trasha betoni që besohet të ketë qenë në gjendje të përballonin një sulm bërthamor. Makineritë mbanin të freskët ajrin brenda strehimit, për të shmangur infektimin radioaktiv. Bunkeri ishte i pajisur me një gjenerator për energji elektrike, i cili mund të bënte furnizim për tetë orë.

Furnizimi me ujë sigurohej me anë të një pusi brenda strehimit, që ishte testuar për ujë të pijshëm, thotë zoti Sula. Një sistem i vjetër ajri të kondicionuar, prodhim i Gjermanisë Lindore, i instaluar në bunker, funksionon edhe sot.

Bunkeri lidhej me telefon me botën e jashtme. Ministri i brendshëm kishte një linjë telefonike të lidhur me udhëheqjen e lartë. Stafi i Ministrisë së Brendshme mund të kishte jetuar atje për shumë ditë me radhë i izoluar nga bota e jashtme.

Autoritetet planifikojnë të hapin një muze të ri në bunker brenda këtij viti.

Por kundërshtarët politikë janë të pakënaqur. Një tubim anti-qeveritar më 8 dhjetor të vitit të kaluar nga Partia Demokratike, përfundoi me një përpjekje për djegien dhe shkatërrimin e hyrjes së bunkerit.

Mes protestuesve ishte edhe Besim Ndregjoni, ish i përndjekur politik nga diktatura dhe tani kryetar i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se është i ndikuar nga ideologjia komuniste dhe se po përpiqet t’u imponojë njerëzve ide të ngjashme:

“Në kohën kur diktatori nuk kishte asnjë lloj përkrahjeje ndërkombëtare dhe asnjë marrëveshje me fuqitë e mëdha, ai vendosi të bunkerizojë Shqipërinë. Në një kohë që shqiptarët nuk kishin bukë, fëmijët nuk kishin qumësht, spitalet nuk kishin gjak, ai ndërtonte bunkerë se do mbrohej nga imperializmi amerikan. Kjo ishte marrëzia e një diktatori të egër, terrorist ndaj bashkë-kombasve të tij. Enver Hoxha ndërtonte bunkerë”.

Zoti Ndregjoni është kundër hapjes së tuneleve nga udhëheqja aktuale për shkak të asaj që ato përfaqësojnë:

“Të gjithë ata që ishin kundër vijës ideologjike të komunizmit dhe diktatorit Enver Hoxha, u torturuan këtu në një kohë që njerëzit nuk kishin bukë për të ngrënë”.

Qeveria ka në plan të përdorë bunkerë të tillë të epokës komuniste si objekte për të tërhequr turistët.

/Zeri i Amerikës



Ju sugjerojmë

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan
Aktualitet

Xhemal Gjunkshi kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

17 Qershor, 2025 4:02 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

Tiranë/ Plagosi në këmbë me armë zjarri një shtetas, arrestohet 32 vjeçari

17 Qershor, 2025 3:33 pm
Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze
Aktualitet

Draftraporti i KE: Përpjekjet për presion mbi gjyqësorin ngjallin shqetësime serioze

17 Qershor, 2025 3:20 pm
Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës
Aktualitet

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës

17 Qershor, 2025 3:01 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë
Bota

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

17 Qershor, 2025 2:39 pm
Para
Studimi/ A mund ta ndalojë shkenca thinjen e njeriut?

Studimi/ A mund ta ndalojë shkenca thinjen e njeriut?

A do të udhëtonte Rama sot me helikopterin që u rrëzua?!

Nxirren disa mbetje nga helikopteri, por nuk gjendet kutia e zezë

Studimi revoluzionar, zbulohen qelizat që luftojnë kancerin

Shendetesi/ Një terapi e re për të luftuar kancerin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
17 Qershor, 2025

UEFA ka hedhur shortin për raundin e parë kualifikues të Conference League, aty ku marrin pjesë disa skuadra shqiptare. Partizani...

Lexo më shumë

Matematika, provimi më stresues për maturantët

Matematika, provimi më stresues për maturantët
17 Qershor, 2025

Provimi i matematikës është ai që i tremb më shumë maturantët. Mes tensionit dhe kuriozitetit për pyetjet, rreth 27 mijë...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
17 Qershor, 2025

Shqipëria dhe Serbia janë dy prej vendeve të rajonit që kanë nisur t’i evakuojnë qytetarët e tyre prej Izraelit, pas...

Lexo më shumë

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
17 Qershor, 2025

Nga data 16 qershor deri më 15 shtator 2025, në të gjithë vendin do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com