Shqipëria nuk ka arritur të mposht Gjeorgjinë. Ndeshja që u luajt këtë të martë në stadiumin “Air Albania” u mbyll me rezultatin 0 me 0.
Pavarësisht pjesëmarrjes së madhe të tifozëve pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, kuqezinjtë nuk mundën që të shënonin të paktën një gol.
Ky ishte testi i dytë për kombëtaren. Të shtunën, djemtë e Edy Reja humbën përballë Spanjës me rezultatin 2-1 në miqësoren që u zhvillua në Barcelonë.
Në Qershor, Shqipëria do të zhvillojë ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve.